Shiffrin kampione e botës, Worley fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Skijim

Shiffrin kampione e botës, Worley fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 22:34
Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, fitoi titullin e parë të botës. Ajo tregoi paraqitjet më të mira gjatë këtij edicioni dhe zuri vendin e parë me plotë meritë me 1643 pikë, duke lënë pas vetes sllovenen Stuhec me 1325 pikë, Goggia 1197, Gut 1023 pikë etj. 

Në garën e fundit të disiplinës së sllalllomit të madh, italianet zotëruan, duke u renditur në tre vendet e para. Federica Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:58.01 ose ishte më e shpejt për një sekondë e 44 qindtat se bashkëkombësja e saj Sofia Goggia, në garën që u mbajt në Aspen të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marta Bassino nga Italia për 3 qindtat mbeti larg vendit të dytë dhe për 5 qindtat ishte më e shpejt se Viktoria Rebensburg nga Gjermania që zuri pozitën e katërt. Tessa Worley është kampione e sllallomit të madh, e cila zuri vemdin e parë me 685 pikë ose 85 pikë ka më shumë se kampionia e re e botës Shiffrin.

Rezultatet

1. Federica Brignone (Italia)  1:58.01

2. Sofia Goggia (Italia)   1.44

3. Marta Bassino (Italia) 1.47

4. Viktoria Rebensburg (Gjermania)      1.52

5. Tessa Worley (Franca)       1.83

6. Mikaela Shiffrin (SHBA)   2.14

7. Petra Vlhova (Sllovakia)    2.92

8. Mélanie Meillard (Zvicra)  3.11

9. Coralie Frasse-Sombet (Franca) 3.16

10. Sara Hector (Suedia) 3.31

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat