Në fundjavë fillon edicioni i ri i skijimit

Skijim

Në fundjavë fillon edicioni i ri i skijimit

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:16
Pamje nga një garë

Këtë fundjavë do të startojë nga pista e Soelden (Austri) edicioni 2017-2018 i Kupës së Botës në ski, por ky sezon do të nisë me shumë mungesa të skiatorëve “big” dhe pretendentë për fitimin e këtij turneu. Në të dyja kategoritë. I fundit që ka deklaruar se do të mungojë në këtë fillim-sezoni është 31-vjeçari zviceran Carlo Janka, kampion bote në sezonin 2009-2010, që është dëmtuar sot në gjurin e djathtë dhe vendosi t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ai e mori këtë vendim për të rikuperuar në kohë për Lojërat Olimpike dimërore, që zhvillohen në Korenë e Jugut në shkurt.

Janka është emri i fundit i një listë të gjatë skiatorësh që do të mungojnë për një periudhë të gjatë në këtë sezon të Kupës së Botës në ski, teksa regjistrohen edhe emrat e sllovenes Ilka Stuhec, kampione e botës në fuqi në disiplinën e zbritjes së lirë. Mes skiatorëve “big” që kanë ngritur “flamurin e bardhë” janë edhe norvegjezët Aksel Lund Svindal e Aleksander Kilde, austriaku Marcel Hirscher, zvcierania Lara Gut apo austriakja Anna Fenninger, të gjithë skiatorë me përvojë dhe kampionë. Pra, një start me mungesa, ndërkohë që sezoni ende nuk ka filluar dhe shumë yje do të qëndrojnë pushim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat