Dy skiatorë rusë janë ndaluar të marrin pjesë në lojërat Olimpike pasi mostrat e tyre të gjakut dëshmuan për përdorim të dopingut apo substancave që janë të ndaluara në Lojërat Olimpike.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) tha më 1 nëntor se Aleksandr Legkov, i cili fitoi një medalje të artë dhe një medalje argjendi, u skualifikua nga të gjitha ngjarjet që do të mbahen në Soçi për përdorim të dopingut.
Bashkëvendasi, Jevgeny Belov, i cili nuk kishte ndonjë medalje, u skualifikua gjithashtu.
Legkov dhe Belov janë atletët e parë që do të sanksionohen për shkelje të rregullit kundër dopingut në Soçi.