Vlhova ngadhënjeu në disiplinën sllallomit

Skijim

Vlhova ngadhënjeu në disiplinën sllallomit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:27
Petra Vlhova

Në konkurrencën e femrave, Petra Vlhova nga Sllovakia, ngadhënjeu në disiplinën sllallomit. Ajo ka qenë më e mirë se skiatoret tjera, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49.98 minuta, garë që mbajt në Leve. Sllovakja rrëshqiti pothuajse pa asnjë gabim dhe kjo ishte edhe arma e saj për të shënuar fitore.  Në vend të dytë renditet amerikania Mikaela Shiffrin, e cila ngeci për 10 qindtat nga fituesja e kësaj gare. Karakteristikë ka qenë zvicerania Wendy Holdener që zuri vendin e tretë, por me një kohë më të dobët për një sekondë e 35 qindtat se Vlhova. Frida Hansdotter nga Suedia zuri vendin e katërt me 2 sekonda e 17 qindta se triumfuesja e kësaj gare. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 125 pikë, e përcjellë nga Vlhova (115), gjermania Rebensburg (100), Holdener  (100) etj.

Femrat

1. Petra Vlhova (Sllovakia)  1:49.98

2. Mikaela Shiffrin (SHBA)  0.10

3. Wendy Holdener (Zvicra)         1.35

4. Frida Hansdotter (Suedia)         2.17

5. Melanie Meillard (Zvicra)         2.58

6. Lena Durr (Gjermania)    2.78

7. Anna Swenn-Larsson (Suedia)  3.18

8. Stephanie Brunner (Austria)     3.20

9. Ana Bucik (Sllovenia)       3.26

10. Marie Gagnon (Kanada) 3.48

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat