Skiatorët kërkojnë rrymë

Skijim

Skiatorët kërkojnë rrymë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:58
Albin Tahiri

Federata e Skitarisë e Kosovës ka kërkuar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) furnizim të rregullt me rrymë për të mbajtur garat në qendrat e skijimit në Brezovicë, Brod dhe Bogë.

Ata përmes një komunikate njoftojnë se nëse nuk ndodh kjo, atëherë do të pengoheshin përgatitjet për pjesëmarrje në lojërat olimpike dimërore "Pyeongchang 2018" të Koresë së Jugut.

"Arsyeja kryesore për këtë letër është që në vitin 2018 ne do të marrim pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut, kështu që na duhet të përgatitemi për këtë pjesëmarrje historike dhe këto përgatitje nuk mund të mbahen pa furnizim të rregullt me energji elektrike për këto qendra. Andaj edhe një herë kërkojmë mirëkuptimin tuaj rreth problematikës që po i përcjellin qendrat tona të skijimit", thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat