Ferstl befasoi, triumfoi në supersllallomin e madh

Skijim

Ferstl befasoi, triumfoi në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:30
Josef Ferstl, foto reuters

Skiatori nga Gjermania, Josef Ferstl, bëri mrekulli në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val Gardena të Italisë. Ferstl zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:35.28 minuta dhe për dy qindtat ka qenë më i shpejt se Max Franz. Se gara ka qenë tejet dramatike, më së miri e dëshmon fitorja e Ferstl për dy qindtat se e austriaku.  Ndërkaq, Matthias Mayer nga Austria mbeti për 10 qindtat larg vendi të parë e për 8 nga i dyti dhe për 12 qindtat ka qenë më i shpejti se pozita e katërt, norvegjezi Aleksander Kilde.

Norvegjezi Aksel Svindal nuk pati ditë të mirë, duke u renditur në pozitën e nëntë me kohën më të ngadalshme për 60 qindtat e sekondës se fituesi i garës, por ka qenë më i mirë për 11 qindtat se vendi i dhjetë, zvicerani Beat Feuz. Në disiplinat e supersllallomit të madh, Jansrud udhëheq me 180 pikë, pasojnë: Kriechmayr (174), Franz (172), ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kristoffersen prin me 285 pikë, i ndjekur nga Svindal (274), Hirscher (274).

Rezultatet

1. Josef Ferstl (Gjermania)    1:35.28

2. Max Franz (Austria) 0.02

3. Matthias Mayer (Austria) 0.10

4. Aleksander Kilde (Norvegjia)      0.22

5. Vincent Kriechmayr (Austria)     0.30

6. Andreas Sander (Gjermania)      0.38

7. Adrien Theaux (Franca)     0.39

8. Peter Fill (Italia)       0.52

9. Aksel Svindal (Norvegjia)  0.60

10. Beat Feuz (Zvicra)  0.71

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat