Pupovci, i emocionuar për normën olimpike

Skijim

Pupovci, i emocionuar për normën olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:24
Arbi Pupovci

Skiatori Arbi Pupovci ka arritur të fitojë normën B olimpike PyeongChang 2018, në disiplinën e sllallomit të madh, pas pikëve të fituara në Kolashin të Malit të Zi. Arbi doli i 25-ti, por pikët e fituara gjatë këtij viti i mundësojnë fitimin e normës B në këtë disiplinë.  Arbi Popuvci është i lumtur për normën olimpike PyeongChang 2018. Ai zotohet se do të përgatitet maksimalisht për çdo garë ndërkombëtare, me synime që të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të shënojë rezultate sa më të mira. “Është një arritje shumë e madhe për mua, sepse kam fituar normë olimpike dhe jam ndër 140 pikë”, tha Popuvci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Garuesi i Alpit të Pejës dhe i kombëtares së Kosovës, nuk ka më shumë se 17 vjet, ka treguar se sa ishte vështirë të arrihet norma: “Konkurrenca ka qenë shumë e fortë, ka pasur garues të cilët kanë marrë pjesë edhe në Kupën e Botës, domethënë garues shumë të fortë. Kemi pasur vështirësi pakëz edhe me skia, megjithatë ia kemi arritur qëllimit. Më shumë pretendoj me shkuar në Kampionatin Botëror”. Skiatori tha se ka qenë një emocion i madh për suksesin që arriti në Kolashin dhe sipas tij ka qenë edhe një ëndërr jo vetëm e tij: “Ky është emocion i madh, se është ëndërr e imja dhe e familjes sime për me shkuar në Lojërat Olimpike Dimërore. Është emocion fantastik. Dihet se atje është garë shumë e fortë, marrin pjesë garuesit më të mirë në botë dhe shpresojmë në befasi”. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat