Brignone për 18 qindtat më e shpejtë se Gut

Skijim

Brignone për 18 qindtat më e shpejtë se Gut

Nga: K.Goca Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:06
Federica Brignone

Italiania Federica Brignone zuri vendin e parë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Bad Kleinkircheheim të Austrisë. Ajo doli e para me kohë të kaluar për 1:09.80 minuta, duke lënë për 18 qindtat pas vetes zviceranen Lara Gut. Austriakja Cornelia Hütter renditet në pozitën e tretë dhe ngeci për 46 qindtat nga pozita e parë, ndërsa për 43 qindta e kishte kohën më të shpejtë se francezja Tiffany Gauthier, e cila zuri vendin e katërt. në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1.381, pas saj janë: Holdner (560), Vlhova (554), Rebensburg (534) etj. ndërsa në supersllallomin e madh, Weitharer prin me 276 pikë, e përcjell nga Gut (239), Brignone (201), Goggia (195) etj.

Rezultatet
1.Federica Brignone (Italia)     1:09.80
2.Lara Gut (Zvicra)    0.18
3.Cornelia Hütter (Austria)    0.46
4.Tiffany Gauthier (Franca)    0.89
5.Nadia Fanchini (Italia)        0.98
6.Tamara Tippler (Austria)    1.10
7.Tina Weirather (Liehteshtejni)    1.24
8.Ricarda Haaser (Austria)    1.35
9.Lindsey Vonn (SHBA)        1.43
10.Christine Scheyer (Austria)    1.49

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat