Goggia la pas Vonnin

Skijim

Goggia la pas Vonnin

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:26
Sofia Goggia

Skiatorja italiane Sofia Goggia konfirmoi formën e saj të jashtëzakonshme para Lojërave Olimpike dimërore, me fitoren e dytë radhazi.  Ajo triumfoi në garën e disiplinës së lëshimit, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Cortina d'Ampezzo të Italisë. Italiania zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:36.45 minuta, duke lënë pas amerikanen e mirënjohur Lindsey Vonn. Vonn kishte kohën më të dobët për 47 qindtat se fituesja e garës. Në vendin e tretë renditet amerikania tjetër, Mikaela Shiffrin, e cila për 84 qindtat e kohës ishte më e ngadalshme se pozita e parë dhe për 9 qindtat më e shpejtë se zvicerania Lara Gut. Austriakja Nicole Schmidhofer renditet në pozitën e pestë me 99 qindtat e kohës më të dobët se Goggia. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin, prin me 1441 pikë, e përcjell nga Sofia Goggia (570), Wendy Holdener (560), Petra Vlhova (554), Viktoria Rebensburg (534), Frida Hansdotter (499), Tina Weirather (476), Federica Brignone (466), Michelle Gisin (440) etj. ndërsa në. lëshim Goggia udhëheq me 269 pikë, pasojnë: Shiffrin (220), Hütter (183), Weirather (182) etj.

Rezultatet

1. Sofia Goggia (Italia) 1:36.45

2. Lindsey Vonn (SHBA)        0.47

3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    0.84

4. Lara Gut (Zvicra)      0.93

5. Nicole Schmidhofer (Austria)     0.99

6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         1.09

7. Jacqueline Wiles (SHBA)   1.13

8. Stephanie Venier (Austria)         1.25

9. Kira Weidle (Gjermania)   1.47

10. Johanna Schnarf (Italia)  1.64

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat