Pyeongchang: Para disa muajve kishte 62 qepje në fytyrë, tani fituesi i medaljes së artë

Skijim

Pyeongchang: Para disa muajve kishte 62 qepje në fytyrë, tani fituesi i medaljes së artë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:19
Shaun White

Snowbordisti i njohur amerikan, Shaun White ka fituar medaljen e artë Olimpike në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Ai arriti ta fitoj këtë medalje pas një aksidenti brutal që pati disa muaj më parë. Madje, White ishte në dyshim për këto lojëra, pasi në fytyrë kishte 62 qepje.

31 vjeçari i quajtur “Tomato Fluturues”, u bë snowborderi i parë që mban tre tituj olimpikë.

Ai mposhti adoleshentin nga Japonia, Ayumu Hirano.

“Jam i tronditur dhe i lumtur. Kam kaluar shumë keq deri sa erdha këtu. Pritja për rezultatin përfundimtar ishte e tmerrshme dhe e mahnitshme në të njëjtën kohë. E dija se bëra një udhëtim të mrekullueshëm dhe isha krenar për këtë”, ka thënë White.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat