Norvegjia fitoi dy medalje në disiplinën e lëshimit në Lojërat Olimpike – Pyeongchang 2018. Në garën që u mbajt në Qendrën e Skive në Jeongseon, u tregua rivalitet i madh dhe diferenca mes të parit dhe të tretit ishte vetëm 18 qindtat e sekondës. Norvegjezi Aksel Lund Svindal triumfoi me kohë të kaluar për 1:40,25 minuta, duke lënë pas vetes për 12 qindtat bashkëkombësin e tij, Kjetill Jansrud. Svindal fitoi medaljen e artë, ndërsa Jansrud stoliset me të argjendtën, kurse zvicerani Beat Feuz renditet në pozitën e tretë me 18 qindtat me pak se i pari dhe u stolis me medalje të bronztë.
Feuz, Svindal dhe Jansrud
Italiani Dominik Paris zuri vendin e katërt me 54 qindtat e sekondës më pak se Svindal. Italiani Peter Fill nuk pati paraqitje të mirë, duke zënë vendin e gjashtë me 83 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë apo kishte kohën me të mirë për 39 qindtat se austriaku Mathias Mayer që zuri pozitën e nëntë.
Rezultatet
1. Aksel Svindal (Norvegjia) 1:40,25
2 Kjetill Jansrud (Norvegjia) +0,12
3. Beat Feuz (Zvicra) 0,18
4. Dominik Paris (Italia) 0,54
5. Thomas Dressen (Gjermania) 0,78
6. Peter Fill (Italia) 0,83
7. Vincent Kriechmayr (Austria) 0,94
8 Brice Roger (Franca) 1,14
9. Mathias Mayer (Austria) 1,21
10. Andreas Sander (Gjermania) 1,37