Suedezja Frida Hansdotter fiton medaljen e artë në sllallom në Lojërat Olimpike Dimërore – Pyeongchang 2018. Garë dramatike në mes suedezes Hansdotter dhe zviceranes Wendy Holdener. Hansdotter zuri vendin e parë me kohën e kaluar për 1:38,63 minuta dhe vetëm për pesë qindtat ka qenë më e shpejt se Holdener. Hansdotter stoliset me të artën, kurse Holdener me të argjendtën. Holdener me pak fat do të ishte e para, e cila në grahjen e parë ka pasur kohën më të mirë për 20 qindtat se suedezja, por në grahjen e dytë ndryshuan gjërat. Hansdotter bëri rrëshqitje fenomenale dhe triumfoi.
Foto: TT/Jae C.Hong
“"Të jesh në krye të podiumit, të jesh më e mira në botë, është kënaqësi”, ka thënë Hansdotter. Austriakja Katharina Gallhuber zuri vendin e tretë me 32 qindtat e kohës më të dobët se vendi i parë dhe fitoi medaljen e bronztë, një sukses i jashtëzakonshëm i saj, ndërsa liderja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin, për 8 qindtat e sekondës mbetet larg podiumit dhe medaljes.
Rezultatet
1. Frida Hansdotter (Suedia) 1:38,63
2. Wendy Holdener (Zvicra) +0.05
3. Katharina Gallhuber (Austria) +0.32
4. Mikaela Shiffrin (SHBA) 0,40
5. Anna Larsson (Suedia) 0,98
6. Nina Loeseth (Norvegjia) 1,53
7. Bernadette Schild (Austria) 1,55
8. Katharina Liensberger (Austria) 1,94
9. Chiara Costazza (Italia) 1,97
10. Irene Curtoni (Italia) 2,41