Skiatori francez Mathieu Faivre është larguar nga Fshati Olimpik në “Pyeongchang 2018” dhe është dërguar në në shtëpi, pasi theu disiplinën. Lajmin e konfirmoi shefi i delegacionit olimpik francez, David Chastan, që u shpreh: “Është një vendim i marrë nga ne, pasi Mathieu theu disiplinën në skuadër. Ai nuk është përzgjedhur për provën në skuadër të skive alpine (zhvillohet të shtunën)”.
Faivre u shpreh i pakënaqur për garën e tij në disiplinën e zbritjes së lirë pak ditë më parë. I pyetur për paraqitjen e gjithë ekipit francez, ai tha: “Nuk më intereson rezultati i përgjithshëm i skuadrës, pasi jam këtu për veten time, për të bërë garën time”. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer shefit të delegacionit olimpik francez, që ka marrë masën e përjashtimit nga Fshati Olimpik të skiatorit.
Pasi është larguar nga Fshati Olimpik, skiatori francez ka postuar një mesazh në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ku kërkonte falje për sjelljen. “Ky është një sport individual që praktikohet në ekip, [por kur je në startin e garës rëndësi ka vetëm paraqitja në pistë. Ndaj, kur më pyetën pas garës mbizotëronte zhgënjimi për garën time, nuk doja të fyeja askënd dhe jam krenar që përfaqësoj vendin tim”.