Zvicerani kampion i ri në lëshim! Austriakët fitojnë garën

Skijim

Zvicerani kampion i ri në lëshim! Austriakët fitojnë garën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 15:36
Beat Feuz, foto Reuters

Skiatori zviceran, Beat Feuz, është kampion i ri në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës. E veçanta ka qenë se skiatorët austriakë, Vincent Kriechmayr e Matthias Mayer me kohë të njëjtë arritën në vendin e parë, 1:20.21 minuta.

Pa dyshim se austriakët ishin senzacion i kësaj gare dhe festuan së bashku triumfin. Beat Feuz me pak fat do ta fitonte garën i cili renditet në vend të tretë me 4 qindtat e kohës më të dobët se fituesit e garës, e cila u mbajt në Are të Suedisë.

 Norvegjezi Aksel Lund Svindal renditet në pozitën e katërt me 12 qindtat e kohës me pak se austriakët dhe 12 e qindtat e kohës më të mirë se vendi i pestë, gjermani Thomas Dressen. Në disiplinën e lëshimit, Feuz është kampion me 682 pikë, pasojnë Svindal (612) e Dressen (446), ndërsa në renditjen e përgjithshme Hirscher kryeson me 1.494 pikë, i përcjell nga Kristoffersen  (1.205) e Feuz (856).

Rezultatet

1. Vincent Kriechmayr (Austria)     1:20.21

1. Matthias Mayer (Austria)           1:20.21

3. Beat Feuz (ZvicraI)   0.04

4. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)  0.12

5. Thomas Dressen (Gjermania)     0.24

6. Maxence Muzaton (Franca)       0.30

7. Max Franz (Austria) 0.32

8. Johan Clarey (Franca)       0.42

9. Kjetil Jansrud (Norvegjia) 0.43

10. Brice Roger (Franca)        0.44

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat