Shiffrin 'mbretëreshë' e sllallomit

Skijim

Shiffrin 'mbretëreshë' e sllallomit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:57
Mikaela Shiffrin

Amerikania Mikaela Shiffrin është 'mbretëreshë'  e sllallomit. Ajo ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për 01:46.42 minutë apo ishte shumë më e shpejtë se rivalet tjera, pra për 1 sekondë e 58 qindtat se zvicerania Wendy Holdener, në garën që u mbajt në Are të Suedisë. 

Suedezja Frida Hansdotter  renditet në vend të tretë me një qindtën e sekondës me pak se Holdener. Mikaela Shiffrin është kampione në sllallom me 980 pikë, në fakt fitoi "Globin e Vogël të Kristaltë".

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  Shiffrin është kampione e re e Botës, e cila ka tani 1.773, duke lënë pas Holdener me 1.268 sosh.

Rezultatet

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 01:46.42

2. Wendy Holdener (Zvicra)      1.58

3. Frida Hansdotter (Suedia)     1.59

4. Nina Haver-Loeseth (Norvegjia)  1.72

5. Bernadette Schild (Austria)   1.79

6.  Michelle Gisin (Zvicra)  1.99

7. Katharina Gallhuber (Austria)       2.05

8. Katharina Liensberger (Austria)   2.15

9. Anna Swenn-Larsson (Suedia)      2.19

10. Erin Mielzynski (Kanada)    2.20

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat