Skiatori austriak, Marcel Hirscher, e nis me fitore edicionin e ri në Kupën e Botës, që u mbaj në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës. Kampioni i botës fitoi garën në disiplinën e sllallomit, me kohë të kaluar për 1:51. 04 minuta. Hirscher bëri rrëshqitje jashtëzakonisht të mirë dhe ka pasur kohën më të mirë për 9 qindtat se norvegjezi Henrik Kristoffersen.
Edhe në rrëshqitjen e parë ka qenë më i shpejt për 7 qindtat se Kristoffersen. Prandaj, ka qenë luftë e fortë për vend të parë mes austriakut dhe norvegjezit, megjithatë Hirscher triumfoi dhe fitoi 100 pikë e para në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Në podium ka arritur edhe Andre Myhrer nga Suedia, por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 45 qindtat se pozita e parë dhe ka qenë për 4 qindtat se zvicerani Ramon Zenhaeusern që zuri pozitën e katërt.
Rezultatet
1. Marcel Hirscher (Austria) 1:51. 04
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.09
3. Andre Myhrer (Suedia) +1.41
4. Ramon Zenhaeusern (Zvicra) +1.45
5. Jean-Baptiste Grange (Franca) +1.56
6. Daniel Yule (Zvicra) +1.57
7. Michael Matt (Austria) +1.58
8. Christian Hirschbuehl (Austria) +1.66
9. Manuel Feller (Austria) +1.70
10. Marco Schwarz (Austria) +1.73