Psikologu: Në Kosovë dhe RMV më të fiksuar me virgjërinë për shkak të fesë

Sociale

Psikologu: Në Kosovë dhe RMV më të fiksuar me virgjërinë për shkak të fesë

Më: 22 prill 2024 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Psikologu Edmond Dragoti tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se virgjëria është ende një çështje e ndjeshme sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kjo lidhet më së shumti me besimin fetar dhe fanatizmin e theksuar në këto dy vende.

“Këto lloj sjelljesh kushtëzohen edhe nga zhvillimi i një vendi të caktuar, p.sh, në aspektin e virgjërisë në Shqipëri ndodh gjithnjë e më pak kjo dukuri se shoqëria shqiptare nuk e praktikon në mënyrë aktive fenë. Në Kosovë dhe RMV është më e pranishme praktikimi i fesë.

Në një studim të zhvilluar në Palestinë u zbulua se për shkak të çështjes se virgjërisë vajzat praktikonin seksin anal para martesës. Ndaj mendoj se ndikimi i këtyre praktikave detyruese dhe stresuese e devijojnë sjelljen individuale në raport me nevojat personale të individit”, tha Dragoti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat