Rrëfimi i burrit: Ish-gruaja më mori vajzën dhe më bëri ‘bllok’ në Facebook

Sociale

Rrëfimi i burrit: Ish-gruaja më mori vajzën dhe më bëri ‘bllok’ në Facebook

Më: 12 janar 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Një vit pas ballafaqimit me ish-gruan e tij në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, Florian Merko vijon betejën për të patur mundësinë të takohet me vajzën e tij.

Prej gati një viti ai nuk ka patur asnjë kontakt me vajzën e tij, pasi ish-gruaja nëpërmjet një prokure false e ka marrë atë pa lejen e të atit, dhe është larguar në Itali.

Floriani i është drejtuar sërish emisionit me “Zemër të hapur”, duke i bërë apel ish-gruas, Matildës, së tij që t’i krijojë mundësinë që të ritakojë vajzën e tij.

“Në shkurt 2016 më kërkoi firmën në një deklaratë noteriale, që të më linte mua vajzën, se me tha do ndjek jetën time, siç po ndjek ti tënden. Po mirë dakord i thashë. Po pas kësaj u largua bashkë me vajzën. Më bëri bllok, dhe tani nuk kam më asnjë kontakt”, rrëfen Floriani.

34-vjecari Merko, në janar të 2016 u bënë pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” ku akuzoi publikisht ish-bashkëshorten e tij se nuk e lejonte që të takonte vajzën e tij, në atë kohë 5-vjeçare. Nga ana tjetër Matilda pretendoi se ish-bashkëshorti i saj nuk paguan detyrimin ushqimor për të voglën ndaj ajo nuk e lejon Florianin që ta takojë.

Tashmë një vit më pas, Florjani i dëshpëruar kërkon të shohë të bijën të cilën nuk e takon prej kohësh, ndërsa vazhdon në gjykatë betejën për kujdestarinë e vogëlushes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat