Rast i rrallë, familja shqiptare e shpërngulur në Turqi bashkohet pas 105 viteve në Podujevë

Sociale

Rast i rrallë, familja shqiptare e shpërngulur në Turqi bashkohet pas 105 viteve në Podujevë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 21:05
Familja Burica

Në Orllan të komunës së Podujevës ndodhi një rast i jashtë zakonshëm. Pas 105 vitesh takohet familja “Burica” me një të afërm, familja e të cilit ishte shpërngulur në Turqi në vitin 1920. Me vdekjen e gjyshit dhe babait nuk kishin asnjë të dhënë për familjaret e tyre të mbetur në Orllan.

Kur i kishin humbur krejt shpresat se do të munden t’i gjejnë të afërmit e tyre, rastësisht kontaktojnë pas emisioneve “Me Shqiptarët e Turqisë në RTV21 dhe në rrjetet sociale. Sot edhe ndodhi mrekullia, kur mysafirët nga Turqia për herë të parë u takuan me familjarët e tyre pas 105 vjetësh, nuk mungonin as lotët e gëzimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat