Familja Haxhocaj ia fal gjakun familjes Dreni

Sociale

Familja Haxhocaj ia fal gjakun familjes Dreni

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:46
Ceremonia e faljes së gjakut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se sot familja Haxhocaj i ka fal gjakun familjes Dreni.

Në këtë akt pajtimi të pranishëm ishin edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni, klerikë fetarë e shumë të tjerë.

Shkrimi i plotë:

“Sot edhe me tepër u ndjeva krenarë që jam shqiptarë, u ndjeva mirë për mënyrën se si njerëzit e mirë angazhohen që të shuajn sa më tepër hasmëritë ndër shqiptarë.

Angazhimi ynë i gjithanshëm e i gjithëmbarshem është që sa ma pakë të ketë raste të cilat bëjnë që të izolohen familjet tona.

Image

Një akt i madhë nga Familja Haxhocaj, e cila i fali gjakun familjes Dreni, sot bëri që ne të kemi edhe një pajtim, edhe një liri për anëtarët e familjeve shqiptare.

Tradita jonë duhet të na bëjë që të jemi unik dhe familje e madhe që jeton në paqe e harmoni.

Ju lumtë për aktin e sotëm!”, ka shkruar Leka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat