Rrëfimi emocional i mërgimtarit me aftësi të kufizuara- Nuk e ndihmuan të ngjitet shkallëve deri tek vendvotimi

Sociale

Rrëfimi emocional i mërgimtarit me aftësi të kufizuara- Nuk e ndihmuan të ngjitet shkallëve deri tek vendvotimi

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:19
Vehbi Ibrahimi

Rrëfimi emocional i Ibrahimit Qytetari Vehbi Ibrahimi, i cili jeton në Suedi ka ardhur në Kosovë për të ushtruar të drejtën për të votuar.

Mesditën e sotme ai mori rrugën drejt shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan për të kontribuar për zgjedhjen e udhëheqësit komunal. Ibrahimi me aftësi të kufizuara nuk mundi të votojë, pasi bashkëvendësit e tij nuk e ndihmuan të ngjitej deri në katin e dytë të shkollës ku gjendej vendvotimi i tij dhe as  komisionerët nuk ia mundësuan të votojë në katin e parë.

Ai u është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve, ku ka kërkuar t’i mundësohet votimi në katin e parë, mirëpo as ata nuk kanë shprehur vullnetin t’i ndihmojnë. I revoltuar nga kjo situatë, nëpërmjet ekranit të RTV21, Ibrahimi iu drejtua qytetarëve duke treguar hallin e tij.

“ I njoftova se jam invalidë e nuk mundem, nuk më gjete zgjidhje. Kam ardhur kam bërë një lloj shpenzimi… po ndihna edhe vet jo mirë. Jo vetëm unë, por të gjithë të hendikepuarit kanë mu ndier jo mirë në kësi rasti kur nuk gjen ndihmë”, tha Ibrahimi, duke shtuar se nëse do të ishte në Suedi, atje do t’i gjendej rrugëdalja se si të votonte.

“Kam ardhur në vendlindjen time, e nuk mundem me shpreh dëshirën time”, përfundoi ai. RTV21 ka tentuar të marr një prononcim nga komisionarët dhe vëzhguesit në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, por ata kanë refuzuar të flasin për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat