Ku janë sot gjimnazistët e Malishevës të mbijetuar nga aksidenti i Fushë-Arrezit

Sociale

Ku janë sot gjimnazistët e Malishevës të mbijetuar nga aksidenti i Fushë-Arrezit

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 18:19
Të mbijetuar nga aksidenti i Fushë-Arrezit 13 vite më parë

13 vite më parë, tragjikisht humbën jetën 15 maturantët nga Malisheva në një aksident rrugor në Fushë Arrëz të Shqipërisë.

Por, ku janë sot të mbijetuarit nga aksidenti i Fushë-Arrezit, çfarë ka ndodhur me gjimnazistët e Malishevës?

Profesori Zeqir Kastrati dhe ish-maturantët Ardita Zulfaj e Shkëlzen Bytyçi ishin të ftuar në një emision në Top Channel. Ata kanë rrëfyer se çfarë ndodhi me jetën e tyre pas aksidentit tragjik.

Kujtojmë se në atë aksident humbën jetën nxënësit, Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj. 

Video

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat