Dimri ankth për skamnorët, familja Sallahi me 16 euro kalon muajin - Bota Sot
Dimri ankth për skamnorët, familja Sallahi me 16 euro kalon muajin

Sociale

E diel, 22 korrik 2018

Dimri ankth për skamnorët, familja Sallahi me 16 euro kalon muajin

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 19:19
Familja Sallahu

Shpresë që bamirësit t’i dalin në ndihmë familjes Kjo është dhoma e vetme, ku familja Sallahi nga Gazi Baba mund të gjejë pak ngrohtësi. Në këtë shtëpi jeton Xhejlane Sallahi me djalin dhe vajzën e saj. Ajo ankohet për kushte të vështira financiare.

Burri i saj është burgosur para tre vjetësh. Nga ajo ditë, kjo familje, të ardhura mujore ka vetëm 4 mijë denarë ndihmë sociale, shkruan tv21.tv 3000 denarë shkojnë vetëm për qiranë e shtëpisë, ndërsa me një mijë denarët e tjera, ajo duhet të mendoj se si do ta kaloj muajin.

“Disa herë ma kanë ndal ndihmën sociale, edhe atëherë nuk kishim asgjë, dhe shikonim kush do të na jep, kështu kom jetuar prej tre vjet. Po është ftohtë dera nuk është e mirë edhe dritaret nuk mbyllen mirë”, tha Xhejlane Sallahi. G: “Çka don ti ?” “Unë du çokollad”, tha Femzi Sallahi. Frigorifer nuk kanë. Ushqimin e mbajnë tek kjo vitrina. Xhejlanja thotë se prej 3 ditësh kanë ngrënë vetëm ajvar.

“Sot do ju bëjë fëmijëve çfarë më ka mbetur, kjo është krejt çfarë kemi. Fëmija nuk zgjedhin, por çfarë të ketë do hanë, por përsëri janë fëmijë kërkojnë”, shtoi Xhejlane Sallahi. Kjo shtëpi me një dhomë nuk është e sigurt. Nga gjitha anët lëshon ujë, pasi është e çarë. Xhejlanja na përcolli me shpresë që pas kësaj storie bamirësit t’i dalin asaj në ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test