Me lot në sy, nëna e re ‘më hoqën ndihmën ekonomike, fëmijët i kam pa bukë’

Sociale

Me lot në sy, nëna e re ‘më hoqën ndihmën ekonomike, fëmijët i kam pa bukë’

Më: 10 mars 2018 Në ora: 15:22
Pamje e shkeputur nga video

Në një dhomë të vogël të kësaj godine jetojnë 5 anëtarë të familjes nga Burreli, në fshatin Skënderaj të Bashkisë së Klosit. Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje.

Ndërsa 3 fëmijët e mitur kërkojnë të ushqehen nëna e tyre Valentina shpërthen në lot pasi të ardhurat mungojnë dhe nuk mund të sigurojë as bukën e përditshme për ta.

Prej dy muajsh ndihma ekonomike iu është ndërprerë dhe në pamundësi për të gjetur një punë nëna e pashpresë bën apel për ndihmë.

“Pa shtëpi, pa punë pa asnjë gjë. Ma kanë heq ndihmën ekonomike. Çdo gjë me të falme. Jam shumë, shumë vështirë, s’di ku të shkoj.”

Thesin e fundit që ka në shtëpi ia kanë sjellë të afërmit ndërsa dyqanet nuk pranojnë t’i japin mallra ma para, pasi lista e borxheve të tyre është shtuar. Apeli për të ndihmuar këtë familje i është bashkuar edhe administratori i njësisë bashkiake Suç, Ilirjan Çeliku sipas të cilit kësaj familje i është hequr padrejtësisht ndihma ekonomike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat