Nga kasollja në shtëpi, merr fund drama e familjes Çemeri në Lifaj

Sociale

Nga kasollja në shtëpi, merr fund drama e familjes Çemeri në Lifaj

Më: 24 mars 2018 Në ora: 12:52
Familja Çemeri

Në 23 shkurt Top Channel transmetoi kronikën për jetesën në kushte çnjerëzore të familjes Çemeri në Lifaj të Lushnjes.

Nëna 70-vjeçare kujdesej për fëmijët e saj në një kasolle të shembur dhe apeloi për ndihme. Pas transmetimit në edicionet tona të lajmeve, ishin të shumtë ata që donin të ndihmonin këtë familje.

Të parët ishin përfaqësuesit e “Fundjava ndryshe” për të ndërtuar një shtepi të re për këtë familje. Nuk kaloi një muaj dhe këtë fundjave, tre grate e familjes Çemeri, Zylfia dhe vajzat e saj Blerina dhe Valbona hynë në shtëpinë e re.

“Sot ne inauguruam shtëpinë e re për nënën dhe dy fëmijët e saj, gjithashtu jemi kujdesur dhe me stafin mjekësor që të bëjmë çmos për to. Dua shumë të falenderoj Top Channel për transmetimin e kronikës ku ne arritëm të njoftohemi për këtë rast ashtu siç kemi bërë dhe për raste të tjera. Gjej rastin të falenderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar për këtë rast. Faleminderit shumë”, tha Arber Hajdari, “Fundjava Ndryshe”.

Reagim pati edhe nga bashkia e Lushnjes e cila ofroi punëtorët dhe mjetet për ndërimin e kësaj shtëpie.Po ashu bashkia e Lushnjes ka siguruar kujdestarinë për këtë familje, pasi nëna dhe vajzat vujanë nga probleme të shëndetit mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat