Rrëfimi i nënës me vajzën e sëmurë: Më thanë pse nuk e abortove

Sociale

Rrëfimi i nënës me vajzën e sëmurë: Më thanë pse nuk e abortove

Më: 1 prill 2018 Në ora: 20:47

Një vajzë e re e quajtur Ardita Bilalli vuan nga një sëmundje e cila ia pamundëson lëvizjen në këmbë. Veç sëmundjes që ka, familja e vajzës 18-vjecare jeton në kushte të vështira ekonomike. E veç të gjitha vuajtjeve që ka kjo familje, nena e Arditës është përballur edhe me disa fjalë të rënda nga punonjësit e Komunës. Ndiqeni në vazhdim rrëfimin e prekshëm të kësaj familje.

18- vjeçarja Ardita Bilalli ka lindur me sëmundjen e quajtur spinabefida.

Ajo asnjëherë nuk ka ecur, nuk e ka përjetuar dot ndjenjën se si është të ecësh me këmbë.

Kushtet e rënda financiare po e mërzisin atë edhe më shumë.

Terapia që asaj i duhet, kujdesi i veçantë, kanë bërë që ajo të krijojë ndjenjën se është barra më e madhe për familjen.

Asaj nuk i pëlqen dot jeta qe bënë, sa që ka menduar edhe vetëvrasjen.

“Vallahi jom lodh mo, me kon sen edhe kush e di çka boje, edhe një sen që nuk bohet hiç e kisha bo veç mos me jetu, ma mirë se sa me jetu kështu”.

Familja e Arditës nuk kanë kulm mbi kokë. Tash e 7-vjet ata shpërngulen me qira sa në një banesë e sa në tjetrën.

Ëndrra më e madhe e saj, është të sigurojë një shtëpi për vëllain e saj 8-vjeçar dhe prindërit.

“Veç një shpi, edhe në vdeksha mo nuk ma nin, veç ta di që familjen i rehatova”, thekson ajo.

Sëmundja e ka privuar nga shumë gjëra, dhe dëshirën për punë thjeshtë e jeton vetëm në ëndrra.

Për t’i dalë sado pak në ndihmë familjes, ajo ka nisur të merret me punë dorë. Por, prapë se prapë e ka të vështirë të sigurojë të holla.

“Bina në filan vendin, unë jam invalid qysh me jau çu.. jo bima në filon vendin se ndryshe nuk e marr, qysh me jau çu unë ”, thotë Ardita.

Ajo që kujdeset gjatë gjithë kohës për Arditën është nëna e saj.

“Si për çdo nanë që nuk o lehtë me rritë fëmijën e shëndosh e jo fëmijën me pasoja me aftësi të kufizuara”, thotë ajo.

Babai i Arditës punon kohë pas kohe me ndërtimtari, dhe të ardhurat që ai siguron nuk u mjaftojnë as për bukën e gojës.

“Sa merr ai na nuk mundem me ja dalë, qiraja knej, Ardita nonstop nëpër mjek”, thotë ajo.

Ndonëse nuk ka lënë derë pa kërkuar ndihmë, ajo është ndier edhe e fyer derisa punonjësit e komunës e kanë pyetur se pse nuk e ka abortuar atë kur ka qenë në dijeni se është me aftësi të kufizuara.

“Kur e dini kështu pse s’po kqyrni me i hjekë fëmijët”, tregon ajo.

Për vuajtën e Arditës sigurisht që më së shumti në dijeni janë familja. Ata janë ndier tmerrësisht keq kur kanë kuptuar se ajo ka tentuar edhe vetëvrasjen.

“Jam ndi tepër keq jam tut se po i bo gjo vetës, Kjo ka tentu njëherë me ra prej shkallëve”, rrëfen ajo.

Ndërkohë që tani për to është kthyer halli i vjetër. Pronari që u ka dhënë me qira banesën i ka paralajmëruar ato me largim, kjo për shkak të mos pagesës me rregull dhe idesë se do ta hedhë në shitje po të njëjtën banesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat