Fjolla Imeraj vuan nga leukemia, vogëlushja ka vetëm një dëshirë

Sociale

Fjolla Imeraj vuan nga leukemia, vogëlushja ka vetëm një dëshirë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 23:43
Fjolla Imeraj

Ka tre muaj që vogëlushja Fjolla Imeraj është e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Fjolla është diagnostifikuar me leukemi, ndërsa në këto ditë të vështira dhe të rënda për të dhe familjen e saj, vogëlushja ka vetëm një dëshirë. Ajo dëshiron një veturë me bateri që të hyp në të.

Kushdo që ka mundësi t’ia plotësoj asaj dëshirën, mund të lajmërohet në numrin e telefonit të prindit të saj, Ilirit.

Kjo thirrje është bërë edhe në faqen “You Are a Sunflower”, nismë humanitare kjo e drejtuar nga prezantuesja shqiptare Albana Osmani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat