”Jetimat e Ballkanit” dhe kryetarja Teuta Arifi bëjnë me banesë familjen Kamberi nga Shipkovica

Sociale

”Jetimat e Ballkanit” dhe kryetarja Teuta Arifi bëjnë me banesë familjen Kamberi nga Shipkovica

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:22
Pamje nga aksioni

Kanë vazhduar surprizat e mëdha të së premtes.Por këto janë më shumë se kaq sepse familjë të tërra buzëqeshin pas gjithë atyre vuajtjeve pafund shkruan Faktiditor.ch.Por sërish edhe kësaj rradhe protagonist është hoxhë Halil Kastrati me Shoqatën Bamirëse ” Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Tetovës që bëjnë një tjetër familje me vendstrehim.

Në vitin 2015 nga vërshimet vdekjeprurëse dhe me pasoja të rënda materiale që ndodhën në Shipkovicë, familja Kamberi si shumë të tjera humbën gjithcka, por sot më në fund ata rinisin një jetë të re. Ata nuk do mund të harrojnë shembjen e shtëpisë së tyre atë kohë para tre vitesh, por ata sdo ta harrojnë edhe vendstrehimin e ri që i bën të ndjehen ndryshe.Me këtë rast Hoxhë Halil Kastrati thotë se familja Kamberi nga fshati Shipkovicë është bërë me banesë të re.Ata nuk do paguajnë më qira, nuk do kenë më një barë më shumë pas gjithë këtyre momenteve të rënda që kanë përjetuar.

Kastrati poashtu ka thënë se banesa ka kushtuar 37 mijë euro me gjithë mobilimin e saj. Ai ka falemenderuar edhe kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila ka ndarë shumën prej 10 mijë euro për këtë familje duke përmbushur edhe premtin që ajo dha në atë kohë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat