Lidhja e pensionistëve të Kosovës shpreh pakënaqësi, indinjatë dhe revoltë ndaj qeverisë e cila që 18 vite po i shikon duar kryq kërkesa e pensionisteve?!

Sociale

Lidhja e pensionistëve të Kosovës shpreh pakënaqësi, indinjatë dhe revoltë ndaj qeverisë e cila që 18 vite po i shikon duar kryq kërkesa e pensionisteve?!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:44
Në lokalet e Lidhjes së Pensionisteve të Kosovës kryeministri dhe kryeparlamentari pensionisteve u premtuan se pensionet do tu rriten 25 deri 30 për qind

Lidhja e Pensionistëve të Kosovës publikisht shpreh pakënaqësi, indinjatë dhe revoltë për qëndrimet indolente të strukturave si të Qeverisë, të Kuvendit, por edhe të partive politike, të cilat që 18 vjet nuk janë të gatshme të ballafaqohen dhe ti zgjedhin problemet jetike me të cilat po kacafyten pensionistet në Kosovë

Nga biseda të cilën e zhvilluam me strukturat udhëheqëse të Lidhjes së pensionisteve të Kosovës këto ditë po e lëshojmë këtë tekst në përmjet të cilit po shprehim pa kënaqësinë, indinjatës dhe revoltës ndaj premtimeve boshë të qeverisë të Kosovës e cila që tetëmbëdhjetë vite po luan me dinjitet të kësaj shtrese ma të goditur në Kosovë. Në kujtesë në me tjerash thuhet:”  Të flasësh për fatin e pensionistëve në Kosovë pas vitit 1999/2000 do të thotë të vajtosh për së vdekuri ata pensionistët, të cilët që nga muaji Maj 1999 mbetën pa pensione kontribut dhënëse dhe nuk patën fatin që të gjallë të gëzojnë pensionet e merituara nga puna dhe djersa e tyre (as ata vetë, por as familjet dhe fëmijët e tyre), do të thotë edhe të qash hallet e pensionistëve, të cilët akoma jetojnë, por me dinjitet të nëpërkëmbur, me përbuzje e injorim dhe shpresa të thyera. Zotërinj, pushtetarë, kthjelluni dhe shihni se sa e padrejtë dhe sa e dhimbshme është gjendja jonë, mësoni se 17 gjenerata të pensionistëve, me normë të lartë të mortalitetit, afro 4,2 % ose me numra – 25,000 pensionistë vdiqën pa e realizuar të drejtën në pension të fituar me punë, të drejtën që u takonte në bazë të të gjitha konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtës së përcaktuar edhe në Kushtetutën e Kosovës. Ata në lirinë e ëndërruar dhe për të cilën kishin investuar mund, dije e s’kishin, vdiqën në varfëri të skajshme, me një pension linear nga 28, 45 e deri 112 euro. Për pensionistët e gjallë të para vitit 1999 u bë një korrigjim në vitin 2016, si zëvendësim i sistemit për sigurim pensional - invalidor, i cili as për së afërmi nuk siguron pozitën socio-ekonomike të merituar të pensionistit.                                                                                    

Pensionistet e Kosovës shprehin  pa kënaqësinë, indinjatën dhe revoltës ndaj premtimeve boshë të qeverisë të Kosovës?!

Edhe ju e dini se sistemi për sigurim pensioneve- invalidëve “gjenerata e financon gjeneratën” në Kosovë u përjashtua pa të drejtë me arsyetim se tani “Trusti” do ta zëvendësojë suksesshëm, por ndodhi “befasia” publike se Trusti – tani Fondi për kursime personale, nuk merr kurrfarë përgjegjësish për pensionistët aktualë. Ligji obligon punëdhënësin dhe të punësuarin që të ndajnë 5 + 5% nga të ardhurat personale për Trustin, ku grumbullohen mjete financiare, të cilat tashmë kanë arritur shumën prej 1.7 miliardë euro, dhe ato deponohen në tregjet financiare të qendrave të mëdha botërore dhe vetëm shuma simbolike në Kosovë. Kështu, efektet financiare për ekonominë e vendit janë të pa konsiderueshme, kurse siguria e tyre në kushtet e tanishme gjeopolitike dhe mënyra e menaxhimit – të dyshimta, ndërsa pensionistët e para vitit 1999 i mbetën “në qafë” buxhetit të vendit, i cili asnjëherë nuk është i mjaftueshëm për zgjidhje të sigurimeve pensioneve, shëndetësore etj. për gjeneratën e tretë. Duhet theksuar se në të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia sistemi pensioneve ka mbetur në parimet e mëparshme, të njohur si sistem i “Bizmarkut”, ose sisteme të kombinuara me fonde vullnetare për kursime pensionit. Por, nuk ka shembull më të papranueshëm dhe më pak human se ky në vendin tonë.                             

Si mund të shpjegohet – kur Fondi tani posedon afro 1.7 miliardë euro, të cilat po të kualifikoheshin me koston e pensionistëve kontribut dhënës, nga ato globalisht mund të paguheshin pensionet për 17 – 18 vjet, ose mjetet e grumbulluara të Fondit vetëm gjatë vitit 2017 arritën shumën prej afro 180 milionë euro, të cilat do të mjaftonin për pagesën e pensioneve për më shumë se 19 muaj etj. Drejtori menaxhues dhe anëtarët e Bordit të Trustit veç e veç brenda muajit realizojnë afërsisht 28 pensione mesatare të pensionistit kosovar. Nuk është e tepërt nëse theksojmë edhe të dhëna krahasuar me standardet e përcaktuara nga Banka botërore, sektori për luftimin e varfërisë. Kështu, mbi pesëdhjetë e dy për qind të pensionistëve të Kosovës, që kanë katër anëtarë të familjes, jetojnë nën pragun e varfërisë.                                         

Pensionistët kërkojnë drejtësi sociale në kuadër të  gjitha parimeve dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare

Prandaj, Lidhja e Pensionistëve të Kosovës publikisht shpreh pakënaqësi, indinjatë dhe revoltë për qëndrimet indolente të strukturave si të Qeverisë, të Kuvendit, por edhe të partive politike, të cilat tani e  tetëmbëdhjetë vjet nuk janë të gatshme që problemeve jetike të pensionistëve t’u kushtojnë kujdesin e duhur. Njëherësh atyre që sot janë vendimmarrës ua kujton se nuk do të ishin këta që janë po të mos ishin ata, tani pensionistë e dikur muratorë, xehetarë, mësues, profesorë, mjekë, inxhinierë, por edhe se nesër po ashtu do të bëhen pensionistë. Ne kërkojmë që të ndërpriten premtimet boshe, arsyetimet e pakripë se “pensionet tuaja i plaçkiti Serbia”, se rritjen e pensioneve nuk po e lejojnë Fondi Monetar Ndërkombëtar, ose Banka Botërore, sepse pensionistët kërkojnë pensionin ekuivalent me punën e vet nga shteti i vet, nga Kosova. Ju lusim o njerëz- sidomos ju në krye te shtetit që mendoni vetëm për xhepat e juaj, kuptoni ma në fund se pensionet janë kategori ekonomike, janë borxh e  jo lëmoshë, p0r për fat të keq nuk  keni vesh as tru. Pensionistët janë ngopur me pranime kurtuazie, me premtime fushatash, atyre u është amortizuar durimi, prandaj lusim të mos lejoni që ata të hidhen në grevë e të vdesin në sheshe, ose në greva urie si dikur minatorët e “Trepçës”, por për motive tjera, ose të ndërmarrin ndonjë aksion tjetër fatal. Gjatë vitit delegacionet e pensionistëve u kanë drejtuar më shumë se  tetëdhjetë e gjashtë  letra strukturave dhe personaliteteve  të larta shtetëror të cilat kanë organizuar  gjashtëmbëdhjetë  pranime në nivele të larta - Kuvendin, Qeveri, ministri e të tjera, por të gjitha ndaj halleve dhe kërkesave të arsyeshme të pensionisteve po paraqiten si shurdhëtës?! Pensionistët nuk bëjnë presion në Kuvend me ofendime e kërcënime, ose forma tjera të dhunshme, për të pasur efekt që menjëherë të bëhen ndryshime dhe plotësime të ligjit për t’iu mundësuar edhe rroga edhe pensioni. Pensionistët kërkojnë drejtësi sociale në kuadër të  gjitha parimeve dhe ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës.

Me respekt, Kryesia e Kuvendit të Pensionistëve të Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat