Pas vdekjes së të vëllait, motra e tij i lutet kunatës: “Jetoje jetën për vete…”. Përgjigjja e saj do t’ju emocionojë!

Sociale

Pas vdekjes së të vëllait, motra e tij i lutet kunatës: “Jetoje jetën për vete…”. Përgjigjja e saj do t’ju emocionojë!

Më: 6 maj 2018 Në ora: 06:38
Fatkeqësisht jeta nuk ishte treguar bujare me Gentin dhe me nënën e tij, pasi në një moshë tepër të vogël ai kishte humbur babain për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.

“Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë u hap me një histori e cila mbarte dhimbjen, por edhe mirënjohjen. Kjo ishte historia e Gentit dhe nënës së tij, Lezetes.

Fatkeqësisht jeta nuk ishte treguar bujare me Gentin dhe me nënën e tij, pasi në një moshë tepër të vogël ai kishte humbur babain për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme.

Personi që kishte menduar t’ju kthente sadopak buzëqeshjen dhe t’iu tregonte atyre se asnjëherë nuk do të ishin vetëm ishte halla e Gentit, Bardha. Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte udhëtuar në Malësinë e Madhe për t’i dërguar ftesën Lezetes, ku ajo jetonte vetëm me të birin.

“Nuk di si të të thërras, për mua ti je më shumë se kunatë, je motra ime. Dua të të falenderoj për gjithçka që ke bërë për familjen, për babin, për vëllain tim. Të jam shumë mirënjohëse dhe dua të të kërkoj që të jetosh jetën dhe të mos mbyllesh. Për Gentianin do të kujdesem unë, sepse e kam amanet nga vëllai, prandaj jeto!”,- ishte mesazhi që Bardha i dha Lezetes.

Por Lezetja u përgjigj se ajo do t’ia dedikonte jetën e saj vetëm Gentit që ai të mos e ndiente mungesën e babait.
Arbana Osmani ftoi në studio Gentin për t’i treguar surprizën që kishte rezervuar programi për të. Ndërkohë që Lezetja dhe Genti ndodheshin në Tiranë, stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte shkuar në shtëpinë e tyre për t’i ndërtuar një kënd lojërash.

Përveç mungesës së babait, Genti dhe Lezetja përballeshin çdo ditë edhe me varfërinë. Por dy nga teleshikuesit e programit i dhuruan një sasi parash si edhe i lidhën një pension mujor për t’u ardhur sadopak në ndihmë Lezetes dhe Gentit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat