Motra dha miliona për ta shpëtuar nga burgu, shpërthen i vëllai: Më ke bërë padrejtësi!

Sociale

Motra dha miliona për ta shpëtuar nga burgu, shpërthen i vëllai: Më ke bërë padrejtësi!

Më: 6 maj 2018 Në ora: 22:48
Vëlla e motër, File dhe Vero

Vëlla e motër, File dhe Vero ishin protagonistët e sotëm të seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqipare” për shkak të një konflikti parash.

Familja e Veros ka qenë pjesë e një kalvari të gjatë gjyqësor, ndaj dhe e motra e ka ndihmuar financiarisht. Por ai refuzon të ketë dijeni për këtë borxh që i ka dhënë File.

Vero tregoi si nisi historia e tij.

“Problemi ynë daton herët, po bën rreth 12 – 13 vjet. Unë kam qenë punonjës pranë stacionit të zjarrëfikëses në Vlorë. Në një nga ditët kisha vendosur do shkoja me shpenzimet e mia, por kisha vendosur të merrja dhe makinën e nipit për efekt të një dokumenti që kisha për të marrë në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë sepse aty ndodheshin fëmijët e vëllait tim. Më datë 20 Prill 2015 unë jam nisur për në Sarandë dhe për më shkurt i rash nga bregu. Në rrugë më dolën 3 persona të panjohur, më bënë shenjë për të ndaluar. Ata ishin të veshur jo mirë dhe për t’i respektuar se ishin punëtorë, i mora”.

Ai vijoi duke thënë se i ndihmoi të tre të panjohurit pa e menduar se çfarë peripecish e prisnin. Kur arritën në destinacion, pra në Jorgucat, ata i thanë se do të kalonin kufirin në mënyrë ilegale dhe i thanë rreth 5000 lekë për transportin.

Por duke vijuar rrugën e ndaloi policia dhe e akuzoi për transport emigrantësh në mënyrë të paligjshme. Në komisariat i lajmëruan familjen, duke i thënë që Vero ishte ndaluar sepse po transportonte emigrantë drejt Gjermanisë kundrejt pagesës prej 3000 eurosh.  Prej shqetësimit të madh nga kjo akuzë, atij i ra tensioni dhe iu desh të shtrohej në spital.

Ndërsa Filja rrëfen se nuk e di se çfarë ka bërë i vëllai, pasi që prej momentit të arrestimit, ata nuk kanë folur më. Ajo tregon se fillimisht u kishin thënë që Vero ishte marrë me transport emigrantësh, femra dhe drogë dhe më pas që ndodhej në spital.

Duke parë të gjithë familjen të shqetësuar për këtë çështje, Filja vendosi që të mbledhë disa para për t’ia dhënë avokatit, në mënyrë që të ndihmonte të vëllain.

Por Vero tha se nuk kishte pse ta bënte këtë gjë, pasi ai nuk kishte kryer asnjë krim. Pas ndërhyrjes së juristes Eni Çobani që avokati paguhet për çdo shërbim, ai tha se ajo ka dhënë një shumë maramendëse parash. Por Filja tha se paratë ia ka dhënë kunatës, pra gruas së Veros dhe ajo më pas ia ka dhënë avokatit.

Zonja Eni u shpreh se më 10.06.2005 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, gjyqtari Artan Laze ka thënë se i pandehuri shpjegoi se do t’i ndihmonte të kalonin kufirin, pasi e ka bërë edhe herë tjetër për veten e tij.

Por Vero e kundërshtoi duke thënë se nuk kkishte mundësi ta bënte pasi nuk ishte me makinën e tij, ishte i veshur me uniformën e policisë dhe në makinë nodheshin vetëm 5000 lekë dhe jo 3000 euro siç u pretendua për pagesën.

Ai gjithashtu pretendon se avokati i tij nuk e ka mbrojtur, por ka qenë kundërshtari i tij. Për sa i përket parave që ka dhënë e motra dhe që tanimë ia kërkon atij, Vero tha se ekzistojnë dy mundësi: ose gënjen e motra ose avokati.

Filja – Paratë ia kam dhënë kunatës.

Vero – Ndoshta i ka dhënë paratë, por i ka dhënë pa ditur gjë. Pse duhet të jepnin para? Çfarë kam bërë unë?

Juristja – Paratë për shërbimin, jo para të tjera.

Vero – Për shërbimin janë asgjë para atyre që pretendon se më ka dhënë mua kjo, që i ka dhënë familjes time. Kjo pretendon për një shumë marramendëse.

Filja – Jo, ti harroje atë fjalë, mund t’i kem dhënë! Pse ça jam unë? Kalama jam unë? Dua paratë!

Juristja – Ju ia dhatë kunatës shifrën që ju kërkoi kunata, apo jo?

Vero – Edhe djali i kësaj, nipi im e pranon që ia ka dhënë paratë.

Filja – Se arriti gjendja që nëna jonë do ta ndante nusen me tre fëmijë që të vente te i ati. Kujt ia kishte borxh kjo e bija e botës?

Vero – S’më intereson fare kjo pjesë mua!

Filja – Epo gruaja jote ishte, s’ishte e imja!

Vero – Mua më intereson se çfarë kam bërë dhe pse jam ndëshkuar!

Filja – Unë dua paratë, pikë muhabeti! Dua drejtësi!

Vero – Absolutisht mos kërko lekë!

Filja – Nuk më njeh ti mua? Unë do bëj gjyq më lartë! Po s’u bë le të më rrahë djali dhe nusja!

Vero – Të lutem shumë, objekt këtu me këto nuk ke pse më bën se janë zonja të nderuara! Dhe ti në këtë moshë të vish …

Filja – Mos më zër me dorë! Ik ulu atje se je burrë. Unë grua plakë, pa mendje në kokë dhe nuk dal!

Vero – Më ke bërë gjithë ato të mira dhe tani më kërkon pesë lekë. Pse me lekë më krahason ti mua?

Filja – Janë të djalit!

Vero i tha të motrës që i ka ndodhur tragjedhi dhe prej 13 vitesh nuk e zë gjumi, ndërsa ajo i kërkon para. “Ti më bëre më keq! Ti je njësoj si drejtësia, më bëre padrejtësi!”, u shpreh ai i zhgënjyer.

Bashkëshortja e tij, Dafina ndodhej në studion “E Diela Shqiptare”, por kur nisi të tregonte se çfarë kishte ndodhur, Vero ndërhyri duke thënë se nuk i intereson fare se çfarë thoshte ajo dhe se ishte duke qarë.

Ajo rrëfeu se duke e parë bashkëshortin në atë gjendje dhe pas kërcënimeve të vjehrrës, i kërkoi para kunatës për t’ia dhënë avokatit.

“Vjehrra më tha o nxirr burrin nga burgu o do shkosh te babai! Ku të shkoja unë? Mora lekët e shkova bashkë me nipin ia kam dhënë në zyrë avokatit dhe më tha mos ki problem”, u shpreh Dafina.

Vero tha se avokati i tij, Bernard Aliko është i dënuar publikisht dhe që duhet t’i përgjigjet drejtësisë për paratë që u ka marrë, pasi jo vetëm që nuk i ka shërbyer, por edhe e ka implikuar më shumë.

Ndërsa për sa i përket nipit të tij, tregoi se i ka thënë që ia ka falur paratë që ka dhënë për të provuar pafajësinë e Veros.

Dafina pretendoi se asnjë avokat nuk jep faturë për shërbimin, ndërkohë që juristja Çobani theksoi të kundërtën, duke i kërkuar të mos përgjithësojë.

Filja vijonte të insistonte që t’i kthente paratë, por i vëllai i tha të shkonte t’ia merrte avokatit, pasi atij vetë nuk i ka dhënë gjë.

Zonja Eni tregoi se njëri prej emigrantëve, Sotir Hoxha ka mohuar në prokurori  çdo lloj lidhjeje me Veron.

Juristja Eni Çobani shpjegoi se nëse Vero nuk ishte në gjendje për t’u përgjigjur në gjykatë lidhur me akuzën që i ishte bërë, duhej ta kishte shprehur dhe jo të vijonte seanca gjyqësore.

Ajo shtoi se historia që pretendon ai është ndryshe nga ajo e shkruar në vendimin e gjykatës, ndaj dhe e vuajti dënimin. Për fatin e tij të mirë, më vonë mundi të përfitonte nga amnistia dhe tanimë rezulton i padënuar në gjendjen e tij juridike.

Por shqetësimi i tij më i madh është psikologjik, pasi prej asaj dite ai po vuan dhe ka emocione negative, duke ia përcjellë në këtë mënyrë edhe familjes së tij e duke shkaktuar raporte jo të mira me ta.

Vero pretendon se është akuzuar dhe ka vuajtur dënimin pa asnjë provë, madje edhe është shkarkuar nga puna po atë ditë pa asnjë motivacion.

Juristja tha se ai është shkarkuar nga puna më datë 20 Prill 2005, ndërkohë që vendimi i formës së prerë, ka dalë në muajin Tetor. Ai mund të ishte pezulluar dhe më pas në bazë të ligjit do të merrte vendimin për shkarkimin e tij nga detyra.

Vero gjithashtu tha se nuk ka dalë asnjëherë jashtë kufirit në mënyrë të paligjshme, çka kundërshtohet nga deklarata në gjykatë.

E motra ndërhyri duke thënë që nuk ëshët logjike që një person i veshur me uniformën e policisë të tentojë të transportojë emigrantë drejt kufirit në mënyrë të paligjshme.

Vero kërkon që kjo çështje të rihapet dhe të rihetohet pas 13 vitesh, çka është e vështirë. Por duke qenë se tanimë është një komision i ri ligjor, siç është ai i Vettingut, kjo dosje me të gjitha matërialet përkatëse mund të rishqyrtohet.

“Unë vetëm te ju dhe te Zoti shpresoj, te asnjë tjetër. As te drejtësia, as te avokatia dhe as te motra ime. Le të thotë çfarë të dojë, unë e kam mbyllur llogarinë e parave. Le të vejë ku të dojë dhe t’i marrë vetë kujt ia ka dhënë”, u shpreh Vero.

Filja i tha se ia ka dhënë bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve të tij, ndaj dhe ai iu përgjigj: “S’më intereson fare. Ajo është kunata jote, merre bëj çfarë të duash me atë. S’më intereson fare. Fëmijët le të rriten e të bëhen të zotët e vetes!”

Publiku i emisionit “E Diela Shqiptare” në këtë seancë ndërmjetësimi i dha të drejtë Veros.

Por  e motra e tij u shpreh: “Nuk pajtohem me ty! Edhe po vdiqa, se jam me zemër, mos m’u qas aty ku do vdes dhe as në varreza”.  

Ndërsa zonja Eni tha: “E drejta zhytet, por nuk mbytet. Ti në fakt je zhytyr, por nuk je mbytur, gjersa je këtu mes nesh. Atëherë këtë dosje sëbashku me një kërkesë të bërë nga ju në mënyrë ligjore, të bazuar në ligjet e Republikës së Shqipërisë do t’i drejtohemi prokurores së përgjithshme, Arta Markut dhe komisionit të Vettingut për të riparë edhe një herë të gjithë të gjithë vendimarrjet e gjykatave!”

Ajo theksoi se drejtësia dhe shteti ekzistojnë, ndaj dhe të gjithë duhet të ngrejnë zërin kur ndihen se po gjykohen në mënyrë të padrejtë. Ndërsa përsa i përket marrëdhënies me Flijen, Vero vijoi të thoshte që nuk i intereson.

Pavarësisht mohimit të Veros dhe pretendimit që më shumë e kanë dëmtuar se e kanë ndihmuar, bashkëshortja e tij e ka pranuar publikisht që i ka marrë ato para, ndaj dhe ai duhet t’ia shlyejë motrës.

Vero në fund të seancës së ndërmjetësimit vendosi që të nisë të mendojë për shlyerjen e borxhit të motrës, nëse vërtetohet pafajësia e tij. Por Filja tha se është përballur me presionin e familjes së saj për 13 vjet, ndaj nuk mund të presë më.

Moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea shprehu habinë me zgjedhjen e publikut, pasi kanë përkrahur vendimin e tij për të mos ia kthyer borxhin të motrës, ndërkohë që ajo dhe bashkëshortja e tij pohojnë që i kanë marrë ato para. Zonja Eni i tha se mund ta kenë mbështetur për pafajësinë e tij dhe jo për mos kthimin e borxhit.

Juristja Çobani theksoi se nëse ai nuk e pranon sërish borxhin, Filja mund t’i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe të padisë bashkëshorten e tij, çka Veros nuk i interesoi.

Seanca e ndërmjetësimit u përmbyll me motrën dhe vëllain duke bërtitur se as dorën nuk duan t’ia japin njëri – tjetrit e jo më të pajtohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat