Pas 5 vitesh dalin nga shtëpia, historia e bullizmit që la pa shkollë dy vëllezërit

Sociale

Pas 5 vitesh dalin nga shtëpia, historia e bullizmit që la pa shkollë dy vëllezërit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 08:23
Kevi dhe Klajdi

Dy vëllezër që prej pesë vitesh janë ngujuar në shtëpi për shkak të bullizmit, kanë dalë për herë të parë prej saj për të rrëfyer në programin “Dua të të bëj të lumtur” dramën e tyre.

Për shkak të flokëve të gjata, Kevi dhe Klajdi, binjakët që ishin protagonistë të historisë së parë në “Dua të të bëj të lumtur” ishin ofenduar dhe nuk kishin pasur kurrë shokë të tjerë.

I gjithë ky presion i shkaktuar nga shoqëria i kishte detyruar vëllezërit që të mbylleshin brenda në shtëpi për 5 vjet duke humbur kështu edhe mundësinë për t’u shkolluar.

Mamaja e tyre, Elizabeta i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë që nuk janë vetëm dhe se ajo do të kujdeset për ta gjithmonë me aq sa ka mundësi. “Mami ju ka rritur me shumë mundime dhe sakrifica. Pasi humbëm babin para 1 viti unë mora shumë angazhime për ju dhe do të kujdesem me aq sa mundem”.

Gjatë bisdës që u zhvillua ndërmjet Arbana Osmanit dhe vëllezërve u zbulua se ata kishin gjysmë dekade që nuk e kalonin pragun e derës. Kladji dhe Kevi u shprehën se nuk kishin asnjë shok apo shoqe dhe se ata gjithmonë i kishin ofenduar dhe përbuzur për shkak të flokëve të gjata.

Surpriza e rezervuar për Klajdin dhe Kevin ishin dy kampionët e boksit, vëllezërit Keta, të cilët erdhën në studio për t’i dhënë mbështetje djemve. Ata iu drejtuan vëllezërve me këto fjalë: “Ne kemi fluturuar nga Gjermania vetëm për të ardhur në këtë program dhe ajo se çfarë duam t’i themi djemve është se duhet të tregohen të fortë. Ju duhet të keni më shumë besim në vetvete dhe duhet t’i thoni të tjerëve që të ndalojnë. Sporti është një mënyrë për të shkarkuar të gjithë energjinë negative dhe për të fituar besimin në vetvete”.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i dha mundësinë për t’u punësuar në Tiranë dy djemve përmes programeve të punësimit që ka Ministria e Financave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat