“Më rreh me grushte dhe shkelma, por kur të dalë nga burgu do e fal”, rrëfimi i nënës me 4 fëmijë - Bota Sot
“Më rreh me grushte dhe shkelma, por kur të dalë nga burgu do e fal”, rrëfimi i nënës me 4 fëmijë

Sociale

E hënë, 19 nëntor 2018

“Më rreh me grushte dhe shkelma, por kur të dalë nga burgu do e fal”, rrëfimi i nënës me 4 fëmijë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:01
Adriana Pareshi

Ajo është 35 vjeçe dhe ka një jetë të mbushur plotë me vuajtje. Adriana Pareshi me origjinë nga Gramshi, nënë e tre djemve dhe në pritje të fëmijës së katërt, është bërë protagoniste e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Gruaja tregon se në vitin 2006, ajo u martua me Petrit Pareshin dhe jetuan në zonën e Laprakës në Tiranë. Çifti sëbashku me nënën e Petrit jetonin fillimisht të lumtur, ku të rinjtë punonin për të siguruar jetesën. 

Pasi erdhën në jetë tre djemtë, bashkëshorti i saj nisi të pinte alkool dhe të përdorte dhunë në familje. Adriana rrëfen mes dhimbjes se është dhunuar shumë herë nga bashkëshorti i saj dhe gjithçka vinte për shkak të ekonomisë së dobët dhe xhelozisë pa arsyeje, shkruan ‘BalkanWeb’.

Po ashtu e reja tregon se pavarësisht ndërhyrjes së vjehrrës së saj për të shuar sherrin, dhuna u bë e përditshme në këtë familje, derisa në shkurt të këtij viti Adriana e denoncon burrin në polici. Aktualisht ai vuan dënimin në burgun 213, ndërsa është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për dhunë në familje. 

“Në fillim ishim mirë, por pasi lindën djemtë ai nisi të pinte dhe të më rrihte në çdo moment. Pa shkak niste të më qëllonte, me grushte dhe shkelma. Madje dhe sytë më rrinin të nxirë nga dhuna. Por kur të dalë nga burgu do t’i japë dhe një mundësi, do ta fal. Uroj të ndryshoj se kam hallin e fëmijëve”, tha gruaja.

Mes vuajtjeve që e kanë kapluar gruaja tregoi edhe jetën e vështirë që bënte, ndërsa apeloi për ndihmë. Ndërkohë Bashkia e Tiranë si kishte ofruar një çadër, ku të fusin kokën, pasi banesa që ajo dhe fëmijët jetonin aktualisht është tejet e amortizuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test