E tradhtoi burri, gruaja befason live: Ia pranoj fëmijën ilegal - Bota Sot
E tradhtoi burri, gruaja befason live: Ia pranoj fëmijën ilegal

Sociale

E enjte, 15 nëntor 2018

E tradhtoi burri, gruaja befason live: Ia pranoj fëmijën ilegal

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:46
Në një lidhje telefonike për emisionin gruaja e Batinit tha se e kishte falur burrin e saj për hir të familjes dhe asaj çka kishin jetuar sëbashku.

“Kur mësova tradhtinë e burrit, u trondita. Por e fala për familjen dhe dashurinë tonë. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese”. Kjo ka qenë deklarata befasuese e gruas së Batin Dukës, i cili tregoi sot historinë e jetës së tij në emisionin ‘Me zemër të hapur’, në ‘News24’.

Në një lidhje telefonike për emisionin gruaja e Batinit tha se e kishte falur burrin e saj për hir të familjes dhe asaj çka kishin jetuar sëbashku.

Po ashtu ajo tha se për hir të dashurisë kishte pranuar edhe fëmijën e burrit të saj nga lidhja e jashtëmartesore, përcjell ‘BalkanWeb’. Madje në fund të emisionit historia u bë edhe më befasuese, pasi Batin Duka lexoi një poezi që gruaja e tij i kishte bërë Kristjanit, djalin e burrit të saj.

Si u ndjeve kur mësove se burri ju tradhtonte?

Me thënë të drejtën u trondita shumë. Ishte diçka që nuk e prisja. Por mbi të gjitha jemi njerëz që kur e do një njeri, ka dhe falje. Kështu që unë e fala. Vazhdova jetën dhe mbrojta familjen. Pranoj dhe atë fëmijë që është jashtë martese. Ai është një fëmijë, që se hedh dot poshtë. Është jetë. Pranoj për dashurinë e burrit tim.

Funksionon familja juaj si më parë?

Po po. Familja ime funksionon dhe çdo gjë është në rregull.

Si e ke kapërcyer këtë moment të vështirë? I bie jeni një grua shumë e fortë…

Mbase mund ta thuash se jam e rrallë. E kalova historinë me burrin, me fëmijët. Kishim dashuri për njeri-tjetrin. Ndoshta ia dola nga këto.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test