Halil Kastrati dhe kryetari i Vushtrrisë ua dorëzojnë dy familjeve çelësat e shtëpive

Sociale

Halil Kastrati dhe kryetari i Vushtrrisë ua dorëzojnë dy familjeve çelësat e shtëpive

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 09:39
Halil Kastrati dhe kryetari i Vushtrrisë ua dorëzojnë dy familjeve çelësat e shtëpive

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, dhe humanisti, Halil Kastrati, ua kanë dorëzuar çelësat e shtëpive dy familjeve në nevojë.

Siç ka njoftuar kryetari Tahiri, çelësat i janë dorëzuar familjes Dragidella në Novolan dhe familjes Sinani në Zagori.

Kryetari i Vushtrrisë me këtë rast ka falenderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe drejtuesin e saj, Halil Kastratin.

“Në kuader te bashkepunimit tone si komune dhe shoqate, tashme 10 familje ne Vushtrri kete vit po behen me shtëpi”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në “Facebook”.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat