Zbulohet dokumenti me të cilin vërtetohet se gjyshi i Donald Trump u dëbua nga Gjermania

Speciale

Zbulohet dokumenti me të cilin vërtetohet se gjyshi i Donald Trump u dëbua nga Gjermania

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 nëntor 2016 Në ora: 21:48
ilustrim

Gjyshi i Donald Trump, Friedrich Trump, ka emigruar drejt Amerikës në moshën 16 vjeçare nga fshati gjerman Kallstadt. Arkivat gjermane flasin se ai gjeti strehim në vendin e largët, përshkak se motrat i jetonin atje. Ai u kthye përsëri në vendlindje ku u martua me një vajzë nga qyteti i vendlindjes në vitin 1901. Pas shkuarje-ardhjeve mes Gjermanisë dhe SHBA, Friedrich Trump kërkoi t’i jepet nënshtetësia gjermane, e cila iu refuzua – për shkak se nuk e kishte kryer shërbimin ushtarak. Për shkak të moshës së tij ai s’mund të kryente më shërbimin ushtarak.

Siç shkruan gazeta gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung», duke u bazuar në të dhënat e historianit Roland Paul, Friedrich Trump u kishte dërguar disa letra autoriteteve, ku shpjegonte situatën e tij dhe kërkonte t’i jepej shtetësia. Mirëpo, nuk pati sukses. Siç shkruan Paul në revistën «Pfälzer Heimat», Trump emigroi në SHBA në vitin 1885 pa u ç’lajmëruar në mënyrë të rregullt nga bashkësia shtetërore e Bavarisë. Në një letër të autoriteteve të datës 27 shkurt 1905 thuhet se shtetasi amerikan dhe pensionisti Friedrich Trump qëmoti deri më 1 maj të vitit vijues është dashur të lëshojë territorin e Bavarisë, përndryshe duhet të llogarisë me dëbim.

Image

Friedrich Trump bëri çështë e mundur të fitojë rezidencë, ku në 6 qershor 1905 ai i shkruante letër autoriteteve të Bavarisë me përkëdheli “shumë i dashur, i respektuar dhe udhëheqës i drejtë” si dhe “udhëheqës i lartë.”

Megjithatë në 1 korrik 1905 familja e Trump do zhvendosej përgjithmonë në Pennsylvania të SHBA, për të shkuar më pas në New York. Në atë kohë Elisabeth Trump ishte shtatzane, ku tre muaj më vonë do lindte babai i presidentit të ardhshëm amerikan./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat