Disa nga ngjarjet kryesore të vitit 2016 në komunitetin shqiptar të Amerikës

Speciale

Disa nga ngjarjet kryesore të vitit 2016 në komunitetin shqiptar të Amerikës

Nga: Beqir SINA – New York Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 19:39

BENSONHURST BROOKLYN NY : Viti 2016 – ashtu si dhe është përshkruar nga foto reportazhet e gazetes Bota sot, ishte Viti i Shejterimit te Nena Terezes, gjithashtu ky vit ka qenë ai ku jeta artistike dhe kulturore – gjatë këtij viti ka qenë më e pasura me aktivitete nga më të ndryshmet, kryesisht ato me karakter kombëtar. 
U nderua kolosi i kombit shqiptar Faik Konica, ishte martesa e Princit Leka, u nderuan veprimtar dhe personalitet te komounitetit emra nga më të shquarit të politikes, biznesit,  artit dhe kulturës në komunitet, U nderuan ata qe sollën aktivitetet sportive,  promovime librash, koncerte, shfaqje teatrale, filma, festivale me këngë e valle festivale filmi – përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare gjatë këtij viti me anë të një serë aktivitetesh kujtuan ngjarje të rëndësishme kombëtare, këtu në komunitetin shqiptarë në SHBA.


Në Nju Jork – këte vit  u mbajt spektakli i cili iu kushtua projektit “Histori suksesi shqiptaro-amerikan”, një veprimtari kjo që synon të bëjë të njohura arritjet e pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro amerikan në fusha të ndryshme. Ku nismëtarët e projektit thonë se në këtë mënyrë synohet edhe frymëzimi i gjeneratave të reja, shkëmbimi i informacionitdhe nxitja e investimeve në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Një aktivitet tjetë që velen për tu shënuar për këtë vit, është edhe ai i shtatorit, ku Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani – dekoroi me medaljen Nderi i Kombit personalitete të shquara të komunitetit – në kuadër të një takimi me përfaqësues të shumtë të komunitetit, veprimtar, lider të komunitetit, artit, kulturës dhe sportit,
 
Viti 2016 mbyllet si gjithmonë me festimin e bukur të Krishtlindjeve të cilat janë vezulluese në Nju Jork – dhe Vitit të Ri 2016


Janar :
Mbi një milion njerëz nga e gjithë bota presin Vitin e Ri në New York City
Policia shqiptare i shpëtojë jetën turistit skocez 
Mbretërorët, Legalistat dhe familja Kupi, përkujtuan 40 – vjetorin e vdekjes së Heroit Abaz Kupi
Në Nju Jork u zhvillua panairi i turizimit botëror “ The New York Times Travel 2016” -Shqipëria, u përfaqësua për her të parë

Image

Shkurt :

17 shkurt - në sheshin Times Square në New York - shqiptaret e amerikes festojne pavaresine e Kosoves :”Gëzuar Pavarësinë Kosovë - Krenar, që jemi shqiptarë!”
27 vjeçarja shqiptare Serena Buçaj - u kurorëzua Mis New York USA 2016 - në fund të konkursit të bukurisë të mbajtur ne Nju Jork
Themelohet në Nju Xhersi, shoqata e grave shqiptare “Marigona" për Tri - Shteshin
Fadil Berisha - fotografi më i mirë për vitin 2015 për Revistën Sherri Hill
Komuniteti shqiptarë në Hartford - Kenektiket, shënoi 8 - Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


Mars:
Kujtohet Epopeja e UÇK-së në New York - 18-vjetori i Epopesë të UÇK-së, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, veprimtar të komunitetit bënë homazhe pranë varreve të Tre Vëllezërve Bytyqi, Ylli, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, dhe vendosën kurora me lule
Përvjetori i 25-të i rivendosjes e marrëdhënieve së SHBA - Shqipëri. Shqiptaret e Amerikes shënojn 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike së SHBA-Shqipëri. 
New York : Çerek milion dollar për përfundimin e Katedrales “Nanë Tereza” në Prishtinë - Aktivisti Shqiptaro-Amerikanë, anëtari i Bordiit të LQSHA, Zef Bala një vatran i hershëm dhe anëtarët e tjer të Familjes Bala, dhuruan më shumë 50,000 dollar.
Basha në Meshën e së Dielës së Larit në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës - Në këtë meshë solmne z. Lulzim Basha,shoqërohej, nga zonja Aurela Basha bashkëshortja e tij, deputetët e partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Eduard Selami, dhe Gerti Strazimiri, si dhe ish Ambasadori Shqipërisë në Londër, Mal Berisha? 
Image


Prill : 
SHBA: Besimtarët katolikë festojnë ringjalljen e Krishtit: “Gëzuar Pashkët!”
Kolegji Unioni Hebraik, në qytetin e New Yorkut, i dorzon foto-albumin, BESA, Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island - New York.
Komuniteti Shqiptar në New York, shënoi 105 Vjetorin e Kryengritjes së Malësisë
Aktivistët amerikan presin me protestë Edi Ramën në New York - Protesta e mbajtur jashtë dyerve të muzeumit “Museum of Jewish Heritage”, në New York, ishte në vazhdim të protestave, të tjera që u mbajtën në të njëjtën ditë në Tiranë, para kryeministrisë, dhe Tropojë, për të kundërshtuar projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë.
Raport special nga fushata presidenciale 2016 :  Rreth nji mijë shqiptarë në Nju Jork, për Hillary President 2016 - Engel :”Me Hillary Clinton-in, si Presidente e SHBA, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë, mikeshën më të madhe”
Donald Trump në "Enkalvën Republikane", Staten Island - New York 

Image

Maj : 
Ushtarët amerikanë në mesin e ushtarëve shqiptarë e bëjnë shqiponjën
Besimtarët katolikë, Nju Jork, kremtuan festën e Zojës së Këshillit të Mirë, festën e Zojës së Shkodrës, pajtore e të gjithë Shqipërisë
DioGuardi, me republikanët në Bruklin nëshkroi librin "Kongresi i Papërgjegjshëm”, dhe foli për votimet në SHBA
Ambasadori Walker, takime me miqt e tij, shqiptarë në Bronx - New York
New York : U përkujtua 26 vjetori i vdekjes së Nik Mrnaçajt - "Dita e Lirisë Shqiptare “


Qershor :
Besimtarët katolik shqiptarë në Nju Jork, festojnë ditëlindjen e Famullitarit të tyre Dom Pjetër Popaj
SHBA: Mbas Washingtonit, në New York, u hap një  ekspozitë me fotografi mbi shpëtimin e hebrenjve në Maqedoni -“Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, u shfaq në Queens - New York
Këndohet në SHBA, “Himni i Ballit Kombëtar Demokrat”
Ekspozohen disa Fotografitë e rrallla të ceremonisë së varrimit të Mbretit Zog i I-rë në Parisë më 9 prill 1961 pjesë e fotografive të pa publikuar deri më tani.Bëhet fjale në ceremoninë e varrimit të mbretit Zog-I me 9 prill 1961 në Paris, të cilat këto fotografi janë realizuar nga gazetarët dhe fotoreporterët francez.
U mbajtë Festivali Dita e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza ne Valhalla "Dita e Trashegimise Shqiptare", u organizua nga Qendra "Nena Tereze", me rastin e aktiviteve në kuadër të “Vitit të Nëna Terezes” shpallur nga dy qeveritë tona, Kosovës e Shqipërisë, iu kushtua bamirëses me origjinë shqiptare, Shejtëreshës( më 4 Shtator) Nanë Terezes, fituese e çmimit Nobel per Paqe.


Korrik :
U zhvillua në New York, Festivali i IV- të, i Fëmijëve Shqiptar - Festivali i Fëmijëve Shqiptarë në SHBA– një festë e vërtetë e kulturës dhe muzikës shqiptare, një domosdoshmëri që fëmijët shqiptarë të mbajnë lidhjen e tyre me muzikën dhe kulturën shqiptare
Ambasadorja Kadare i paraqet letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së
"Shokë Klase Përgjithmonë” gati për të ndihmuar fëmijët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mali i Zi
Fitër Bajrami -  mijëra besimtarët shqiptarë myslimanë,  festojnë së bashku në SHBA - Myslimanët, takohen dhe urojnë njëri-tjetrit me rastin e Bajramit të Ramazanit, për lumturi, dashuri, vëllazëri dhe miqësia, të arrijë në majat më të larta
Nju Jork: U mbajt Turneu i 8-të i Golfit  - Nëna Teresa, në kuadrë të Kanonizimit të  saj në Selinë e Shenjtë - Veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, dhurojë 18 mijë dollar, për dritaret e Katedarles Nëna Tereze në Prishtinë
Suzanna Shkreli, e ngre mbi 100.000 dollarë, qysh në javën e parë të fushatës, fondmbledhëse për në Kongres


Gusht : 
Tifozat shqiptarë, e presin Shkelzen Gashin, me flamurin Kuq e Zi në Nju Jork
30 vjetori i picerisë së famshme “Famous Famiglia Pizza” - Familja Kolaj - nga Klina - Kosovë në Amerikë - dhe historia e tyre e suksesit!
Kisha Orthodhokse në Amerikë - Jep një Nderim të veçantë për Hirësinë e Tij Nikon Liolin -
Ish- të përdjekurit politik, të Shqipërisë, nga Amerika takohen në ish kampet e interrnimit në fushën e Myzeqes


Shtator : 
Raport sepecial nga Sheshi i Shen Pjetrit – Rome : Me shume se 1000 mije Shtegtare nga Amerika ne Vatikan per Shenjtërimi e Nënë Terezës - Selija e Shejte : Shjeterimi i Nena Terezes nje akt simbolik i Jubileut të Mëshirës
U mbajt koncerti madhështor për shenjtërimin e Nënë Terezës ne Katedralen e Shen Palit ne Rome
Papa bekon të gjithë Shqiptarët, që lidhen ngushtë me Nënë Terezën
Shqiptarët e Amerikës, vendosën statujën e Nena Terezes, para selisë së OKB-së
New York ; Nisi Java Film Shqiptarë - Festivali V-të, 2016 -
Mirësevini në New York !  Nisi punen Samiti mbarë kombëtar e Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare! - Zoti Nazar Mehmeti, Ismet Smajli , Elmi Berisha,  Dr. Naim Dedushaj, dhe Besim Malota, presin delegatet shqiptar nga 20 shtete, biznesmen dhe të ftuar nga Europa, disapora dhe vendet e tjera..... 
Presidenti Nishani takon familjet e vjetra patriote në Amerikë  -Presidenti Nishani nderon personalitete shqiptaro-amerikane Nderohen me këtë rast 7 personalitet e artit, kulturës dhe veprimtarë të shquar të komunitetit shqiptarë në SHBA, nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia e tjerë.

Image


Tetor :
SHBA : Kreu i Shtetit shqiptar Nishani, në Washington vizitoi Memorialin e Pentagonit, Zerin e Amerikës dhe Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes
Libri i ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj “Ngritja e një shteti” u promovua në New York
Një vizitë mbresalënëse në Nju Jork - Bijtë e Shqipes:" Nga "The Liberty Bell" - Filadelfia, për tek Statuja e Lirisë "Statue Of Liberty" në New York!”
Gjuha shipe ne formularet e zgjedhjeve presidenciale ne Nju Jork - Asambleisti i Shtetit te New Yorkut Mark Gjonaj jep lajmin se Formularet e Regjistrimit per Zgjedhje  ne Qytetin e New Yorkut,mund te gjenden ne gjuhet Shqipe, Italiane, Greke, Polake, Tagalog dhe Yidish
Bota sot ne dasmen e shekullit ne Tirane : Në dasmën madhështore të Princ Leka dhe Elia Zaharia Mbi 800 të ftuar, Princër e Mbretër nga mbarë bota dhe politikanë, artisët, biznesmen e afaristë: VIP-a, dhe qindra shqiptarët nga Shqipëria,Kosova dhe trojet shqiptare
Speciale – Udhetim neper Shqiperi, Kosove e trojet shqiptare: Përmeti, një udhëtim në qytetin e poetëve dhe të Trëndafilave
Në qytetin verior të  Bajram Currit, u mbajt një event i madh në nderim për legjendarin e Malësisë së Gjakovës, Binak Alia. Me këtë rast u promovua libri voluminoz "Binak Alia dhe brezat pas tij", i autorit nga Amerika, Muhamet Mjeku, si dhe  u shfaq një dokumentar kushtuar kësaj familje kreshnike.

Image


Nentor : 
Divjake : Nderohen 82 martire te pushkatuar pa gjygj me 21 tetor 1943 - ne Matjan te rrethit te Lushnjes
Aty ku malli dashuria për Kosovën tradita dhe pasioni bashkohen në një emër vendlindja ime! vizite në atë që dikur thirrej Boudrumi - por tani “Shtëpia e Verës së Mirë - House of Good Wines” - Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj - është një histori suksesi – dhe më e madhja në Ballkan
Rahoveci - qyteti i vreshtarisë dhe verës 
Intervistë e drejpërdrejtë nga Tirana, me Kryetarin e Ballit Kombëtar Demokrat, zotin Artur Roshi
New York : U mbajtë orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar Akademikut Gelosh Gjokaj - 
New York: U shënua 15-vjetori i themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
Nju Jork: U zhvillua Festivali i XXVI-të i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – Festivali folklorik Shqiptar për të 26-tin vit me radhë në  Bronx - New York : “Lulet e Festivalit, vërshuan si lumë me këngët, vallet e meloditë burimore shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare”
“Vatra”, mbyll Vitin e Konicës me një seri aktivitetesh - Simpoziumi moderohet nga Profesor Mithat Gashi
Festime madheshtore te shqiptarve te amerikes, me rastin e 28 Nentorit : Më shumë se 2500 Shqiptaro-amerikanë e festojnë së bashku 28 Nëntorin në Brooklyn - Marrin pjesë kongresisti Eliot Engel dhe kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio 
 
Shqiptarët e Amerikës vendosin kudo famurin kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit - 28 Nëntorin - Pavarësinë e Shqipërisë 

Image

Dhjetor : 
Ndizen dritat e Pemës së  Krishtëlindjeve 2016 në Rockefeller Center - Nju Jork
Organizata e grave “Motrat Qiriazi”, nisin sezonin e festimeve të fundvitit 2016
Assemblyman Mark Gjonaj shpalli kandidaturën e re për Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut 
Nju Jork: Promovohet libri i Luz Thaqit “Dëshmi në Kohë”
SHBA: Universiteti Amerikan në Kosovë, mbajti një mbrëmje për grumbullimin e fondeve për studentët shqiptar 
SHBA: 1 mijë vetë marrin pjesë në funeralin për Ben Gilman, përfshirë edhe një grup shqiptarësh
Në prag të Krishtëlindjeve, kongresisti Engel, organizoi një pritje tradicionale

Image

 

20 mijë dollarë për fëmijët e sëmurë nga Kosova, për shpritin e nënës së tij, Ziza Geci Bajraktari
Mijëra besmitarë katolikë shqiptarë, në SHBA, festuan me gëzim Natën e Krishtlindjes - 25 Dhjetor 2016
Turniri i 8-të i futbollit gjithëshqiptarë në Amerikë
Koncert i Mexosporanos Sanie Matoshi "Perlat e Muzikës Shqiptare" - dedikuar Komunitetit Shqiptar në New York

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat