20 rregulla për jetën, që Samurajët i kanë shkruar 400 vjet më parë. Vlejnë sot, më shumë se kurrë

Speciale

20 rregulla për jetën, që Samurajët i kanë shkruar 400 vjet më parë. Vlejnë sot, më shumë se kurrë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 18:29
ilustrim

Samurajët bënin një jetë të plotë, të pabesueshme, dhe plot nder. Dhe të gjithë këto këshilla, në fund përmblidhen në një gjë: respekti për veten dhe të jetuarit e një jete sa më të përmbushur

1. MËSO TË PRANOSH JETËN ASHTU SI VJEN

Për hir të shëndetit mendor, ju duhet ta pranoni jetën që ju jepet. Stresi, ankthi dhe dëshpërimi janë pjesë natyrale e jetës së një njeriu. Pranimi i aspekteve më të vështira të jetës do t’ju bëjë më të fortë përballë e tyre.

2. BRAKTISNI FIKSIMIN PAS KENAQESISE

Si njerëz, kalojmë shumë kohë duke ndjekur kënaqësinë – u jepemi dëshirave, ngrihemi në detyrë, bëhemi pjesë e një shoqërie të obsesionuar pas kënaqësisë seksuale. Samuraji thoshte se duhet të përpiqemi thjesht të jetojmë momentin, dhe të shijojmë kënaqësinë kur na vjen natyrshëm, jo të fiksohemi pas saj.

3. MOS VEPRONI SIPAS EMOCIONEVE IMPULSIVE

Shpesh na thuhet që të ndjekim zemrën, por mësimet e Samurajit na thonë se kjo nuk është kurrë një ide e mirë. Kur përballemi me një ndjenjë që duket se ka ardhur nga hiçi, ndjekja e rrugës së saj mund të çojë në vendime të këqija. Këshillojmë të rrijmë me atë që e njohim me siguri, e të mos i hapim rrugë impulsit.

4. MOS U fiKSO PAS VETES

Fiksimi tek vetja është i zakonshëm për njerëzimin. Këto kohë, jemi kaq të fokusuar mbi praninë në internet, duke bërë një selfie të përsosur apo duke u përpjekur për përsosmërinë, sa që harrojmë atë që ka vërtetë rëndësi në jetë. Përpiquni të shkëputeni nga vetja dhe egoja juaj për një perceptim më të mirë të asaj që është e rëndësishme.

5. KURRE MOS LEJONI XHELOZINE TE KONTROLLOJE JETEN TUAJ

Xhelozia është një formë shumë e fortë e urrejtjes, dhe Samurajët thoshin se kapja pas saj, të shkatërron ty vetë. Kurrë nuk duhet me qenë xhelozë për të tjerët, thoshin Samurajët, thjesht duhet të jemi mirënjohës për atë që kemi.

6. BRAKTIS KAPJEN PAS DESHIRAVE

Në të njëjtën mënyrë si arritja e kënaqësisë, dëshira vetëm na bën të kërkojmë gjëra që nuk mund t’i fitojmë kurrë. Ideja e Samurajëve është të jetosh duke mos dashur më shumë se sa ke, dhe të presësh që gjërat e mira të vijnë tek ju.

7. KURRE MOS JETO ME PENDESE

Siç ia themi shpesh, e kaluara nuk mund të ndryshohet. Samurajët besonin se gjithçka ndodhte për një arsye, dhe kjo është e gjitha pjesë e rrugës tënde në jetë. Fiksimi në gjërat që ke bërë dikur, nuk i ndryshon ato.

8. MOS U ZHYSNI NE DESHPERIM

Duke menduar vazhdimisht për një ndarje të trishtë mes të miqsh apo familjesh, kjo na pengon të lëvizim dhe të vazhdojmë përpara në jetën tonë. Samurajët thoshin se, duke qenë që nuk ka  asnjë mënyrë për të sjellë përsëri të vdekurit në jetë, ata duhen lënë pas në të kaluarën.

9. ANKESAT NUK DUHET TE KENE VEND NE JETEN TUAJ

Shumë prej nesh gjejnë ngushëllim kur ankohemi kur gjërat shkojnë keq, por sipas mësimeve të Samurajëve, thjesht duhet t’i lejojmë këto gjëra të kalojnë. Fiksimi në atë që po shkon keq vetëm zgjat mbërthimin e të kaluarës mbi jetën tuaj.

10. MOS LEJONI QE JETEN T’JUA UDHEHEQE EPSHI

Njerëzit janë qenie seksuale nga natyra, dhe kaq shumë njerëz e humbin jetën me mendime epshore. Samurajët mendonin se duhet të përpiqemi për dashuri dhe marrëdhënie të qëndrueshme.

11. MBAJI OPSIONET TE HAPURA

Mos i përjashtoni gjërat e së ardhmes me mendime të mbyllura. Mbani opsionet tuaja të hapura për të lejuar mundësitë më të mira që të vijnë rrugës tuaj.

12. MOS JINI SKLLEVER TE ASAJ QE JU RRETHON

Pronat dhe një shtëpi luksoze mund të duken të rëndësishme, por ka gjëra më të rëndësishme për të pasur si thesar në jetë. Dashuria, shëndeti dhe vetë jeta duhet të çmohen mbi gjithçka tjetër në botë.

13. MËSONI TE MOS JENI GRYKES

Ne si shoqëri jemi të obsesionuar pas ushqimit dhe kënaqësitë së ngrënies. Megjithatë, Samurajët besonin se nuk duhet të marrim kaq shumë kënaqësi nga e ngrëna, dhe duhet të reduktojmë vaktet

14. BRAKTISNI ZOTERIMET, NË FAVOR TË MINIMALIZMIT

Mos mbani më gjërat që nuk keni nevojë. Nëse një gjë dikur ishte e rëndësishme, mund të hidhet tani për të jetuar një jetë të pastër dhe të thjeshtë.

15. MOS BESONI DIÇKA, VETEM SE TA THONE

Lejoni që mendimet dhe besimet tuaja të kenë hapësirë. Mos ndiqni turmën dhe dëgjoni mendimet e tjetrit. Formoni idetë tuaja.

16. RESPEKTONI PERENDITE, POR MOS BESONI VETEM NE UDHERREFIMIN E TYRE

Perënditë duhet të adhurohen, por ata nuk mund t’ju udhëheqin në çdo lëvizje. Ata duhet të jenë një figurë frymëzuese, por në fund, një njeri duhet të bëjë rrugën e vet.

17. MOS KINI FRIKE NGA VDEKJA

Frika nga vdekja vetëm sa ju pengon të jetoni jetën plotësisht. Jeto çdo ditë dhe mos u frikëso nga pasojat e çdo veprimi që bën.

18. MOS PËRDORNI  ARMË NESE NUK ËSHTË E NEVOJSHME

Pavarësisht nga fama e Samurajëve me shpatë, ata gjithësesi besonin se armët duhet të përdoren me masë dhe vetëm kur nevojitet. Ata thoshin se është në rregull të vetëmbrohesh, por sulmi pa arsye është mëkat.

19. MOS VINI PRESION PER TE DALE NE PENSION TE PASUR

Shumë prej nesh kursejmë për moshën e daljes në pension në mënyrë që të mund të jetojmë një jetë luksoze, por “Rruga për të ecur vetëm” pohon se nuk kemi nevojë për zotërime për të jetuar me lumturi. Sërish sugjeohet që duhet të jetojmë në moment dhe të mos ndjekim lumturinë në formën e pasurisë.

20. GJITHMONE MBROJE NDERIN

Samurajët thoshin se e vetmja mënyrë për të qenë i vërtetë me veten, është të ndjekësh besimet e tua dhe të jetosh jetën sa më me nder që të mundesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat