Burri që s’luajti vendi: Shqiptari që u ulë këmbëkryq në rrugë para forcave serbe

Speciale

Burri që s’luajti vendi: Shqiptari që u ulë këmbëkryq në rrugë para forcave serbe

Më: 10 janar 2018 Në ora: 07:59
Faik Rexhepi- Burri që s’luajti vendi!

Faik Rexhepi- Burri që s’luajti vendi!

Ka lindur në Preshevë, por me vite të tëra jeton në Prishtinë. Më 1974 punësohet në KEK. Në vitin 1981 merr pjesë në demonstratat e nisura nga studentët, e më vonë dërgohet për të punuar në Drenicë.

Në vitin 1990 Rexhepi ishte inxhinier i kimisë në “Ferronikel” të Drenasit.

Në këtë moment ishin instaluar masat e dhunshme nga Serbia. Ndaj, si shumë kolegë të tjerë, nuk mundte të rrinte i qetë para sfidave historike: terrorit që në të gjitha sferat e ushtronte Serbia! Kështu, me të dëgjuar për vizitën e paralajmëruar të delegacionit amerikan në Prishtinë, Rexhepi me shokët vendosi të vinte në Prishtinë.

Delegacioni i Kongresit të SHBA-së në Kosovë, udhëheqej nga senatori Robert Joseph “Bob” Dole.

Kjo vizitë e cila ishte organizuar nga veprimtarët e komunitetit shqiptar në SHBA, u bë në kohën më të vështirë të represionit dhe terrorit shtetëror serb, në vitin 1990 ku senatori Dole kishte ardhur për të parë gjendjen nga afër.

Fotografia ikonike e Hazir Rekës më 1990 e shkrepur përpara hotel Grand, Prishtinë!

Marrur nga: Fotografitë që kanë bërë historinë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat