Pesë vend-takimet sekrete KGB-CIA në Moskë

Speciale

Pesë vend-takimet sekrete KGB-CIA në Moskë

Më: 18 janar 2018 Në ora: 12:54
Moskë, Rusi

Si kryeqytet i një prej superfuqive të botës, edhe në Moskë janë zhvilluar lojëra mizore spiunuese.

“Rusia përtej titujve” hartoi një listë të vendeve kyçe ku KGB-ja dhe CIA u përleshën në Moskë.

Hoteli Pekin

Ky kompleks i famshëm mbresëlënës që bashkon hotelin dhe restorantin, u ndërtua në epokën e Stalinit. Prej kohësh dihet se ai ishte nën kontrollin e KGB-së dhe se shumica e kamerierëve dhe shefave të dhomës ishin agjentë të KGB-së, dhe se në dhomat e hotelit dhe restorant u vendosën pajisje përgjimi. Në këtë hotel kishin qëndruar agjentë nga qytete të tjera sovjetike që kishin ardhur për të vizituar Moskën.

Kështu, nga viti 1961 deri 1962, aty qëndroi spiuni britanik Greville Wynne dhe u takua me kolonelin Oleg Penjkovski nga Administrata kryesore e Inteligjencës (GRU), i cili ishte njëherësh edhe agjent i CIA-s. Historia e Penjkovskit mbahet mend si "kolonel i tre shërbimeve të inteligjencës": sovjetike, amerikane dhe britanike.

Penjkovski në këtë hotel zakonisht i dorëzonte Wynne fotografitë e dokumenteve sekrete rreth armëve sovjetike, një total prej 5,000, dhe merrte detyra të reja, para dhe dhurata.

Moli Maksim Gorki nr. 36

Penjkovski jetonte në ndërtesën me numër 36 te moli Maksim Gorki. Agjentët e KGB-së filluan ta ndiqnin atë në vitin 1963. Një aparat i vogël u vendos në ballkonin mbi apartamentin e tij dhe pamjet e tij treguan se Penjkovski fotografonte dokumente sekrete përpara dritares me kamerën e tij kompakte. Po atë vit ai u arrestua dhe u dënua me vdekje.

Ura Krasnolushki

Kjo vendndodhje në jugperëndim të Moskës ishte një takim i agjentëve të CIA-s dhe bashkëpunëtorëve të Ministrisë së Jashtme të BRSS Aleksandër Ogorodnjic, të cilin amerikanët e rekrutuan derisa ishte duke punuar në Kolumbi, në vitin 1974. Informacionet sekrete midis Ogorodnjic dhe CIA shkëmbeheshin në kontejnerë të veçantë, të kamufluar si gurë ose grila, të cilët i fshihnin në kolonat e urës.

Më pas, KGB-ja mori kujdesin e veçantë për CIA-n që të mos dinte për vdekjen e tij, për të vazhduar lojën. Kjo është arsyeja pse ishte e mundur që më 15 korrik 1977, një punonjës i ambasadës amerikane, agjentja e CIA-s, Martha Peterson u përpoq të lë një kontejner të ri për Ogorodnjic, në urën Krasnolushki. Ajo u arrestua dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik të nesërmen.

Stacioni hekurudhor "Severjanjin"

Në vitin 1985, KGB-ja përcolli agjentin e CIA-s Paul Zalucky, duke fshehur një kontejner në formë guri pranë stacionit hekurudhor Severjanjin, në linjën Moskë-Yaroslavl.

Pak javë më vonë operativët sovjetikë arrestuan Leonid Poleshchuk, një bashkëpunëtor i KGB-së dhe agjent i CIA-s, gjatë përpjekjes për të marrë dërgesën. Doli se Poleshchuk u dha informacion amerikanëve rreth agjentëve sovjetikë në Nepal dhe Nigeri. Çfarë ishte në dërgesë? 25.000 rubla, që ishin para të mëdha në atë kohë dhe ishin të mjaftueshme për të blerë katër makina të reja. Ishte honorari i Poleshchukut, i cili kurrë nuk arriti ta shijojë, pasi ai u ekzekutua në vitin 1986.

Katedralja Shën Vasili Blazhen

Do të ishte logjike që një vend i tillë, në Sheshin e Kuq, në zemër të Moskës, vështirë se mund të ishte i përshtatshëm për operacione sekrete të CIA-s. Dhe ishte. Shkallët e mbyllura në katin e dytë ishin një vend ideal për dorëzimin e porosive. Përveç kësaj, diplomatët e huaj që do të dilnin jashtë qendrës së Moskës mund të shkaktonin vetëm dyshime.

Në vitin 1985, koloneli i KGB-së Oleg Gordievski, i cili kishte qenë spiun britanik për 11 vjet, po përgatitej të shpëtonte nga BRSS. Ai pranoi të takohej me një agjent të huaj në Katedralen e Shën Vasili Blazhen. Megjithatë, ai e gjeti katedralen të mbyllur. Doli se agjentët sovjetikë po e përcillnin. Por ai arriti të lirohej dhe me shumë telashe iku në Britani të Madhe. Sovjetët e dënuan me vdekje në mungesë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat