Dhjetëra objekte antike dalin në dritë nga… shiu!

Speciale

Dhjetëra objekte antike dalin në dritë nga… shiu!

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:42
Këto objekte janë në proces shqyrtimi për të përcaktuar me vërtetësi datën e saktë.

Shërbimi i Antikiteteve i provincës irakiane të Babilonisë zbuloi ditët e fundit dhjetëra objekte në sajë të shirave të rrëmbyeshëm që janë regjistruar në qendrën arkeologjike të Borsippas, në qendër të vendit.

”Bëhet fjalë për objekte qeramike terrakote, monedha dhe copëza metalesh që datojnë nga periudha e Perandorisë Parthiane (Persia e lashtë) dhe epoka islamike”, njoftoi për median Hussein Fleih, zyrtar në shërbimin e antikiteteve të provincës.

Këto objekte janë në proces shqyrtimi për të përcaktuar me vërtetësi datën e saktë.

Zbulime të tilla të nxjerra në dritë nga reshjet e dendura të shiut nuk janë të pazakonta, ndërsa pak kërkime në thellësi janë kryer në këtë zonë që ndodhet shumë pranë një vendi të shenjtë të fesë myslimane kushtuar Abrahamit.

”Vitin e kaluar, mijëra objekte u nxorën në sipërfaqe nga shiu dhe janë dëshmia që këto vepra antike ndodhen thuajse në sipërfaqe dhe jo të groposura në thellësi të tokës”, u shpreh Fleih.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat