Stuhia diellore do të godasë tokën, mund të mbetemi pa energji - Bota Sot
Stuhia diellore do të godasë tokën, mund të mbetemi pa energji

Speciale

E martë, 17 korrik 2018

Stuhia diellore do të godasë tokën, mund të mbetemi pa energji

Më: 13 mars 2018 Në ora: 21:55
Ilustrim

Një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokës dhe me shumë gjasa mund ta godasë që nesër. Ajo mund të shkatërrojë satelitët, të prishë furnizimin me energji elektrike dhe do të japë një shfaqje mahnitëse të dritave veriore.

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të lënë fluturimet dhe sistemet GPS të ekspozuara ndaj stuhisë.

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe në sipërfaqen e planetit, të tilla si sistemet GPS apo edhe sinjalet radio. Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke turbulluar fushën magnetike të Tokës. Por mund të krijojnë edhe shkëndija elektrike që mund të djegin aparaturat që sigurojnë furnizimin me energji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test