Ushtria amerikane do të pajiset me aeroplanët luftarak të gjeneratës së gjashtë, do të kenë armë laserike dhe do të lëvizin me shpejtësi supersonike

Speciale

Ushtria amerikane do të pajiset me aeroplanët luftarak të gjeneratës së gjashtë, do të kenë armë laserike dhe do të lëvizin me shpejtësi supersonike

Më: 28 mars 2018 Në ora: 00:38
Forcat ajrore publikuan videon e iniciativës “Shkenca dhe Teknologjia 2030”, të cilën Heather Wilson, sekretar i forcave ajrore e prezantoi në shtator të vitit të kaluar.

Laboratori për hulumtime i forcave ajrore amerikane, ka publikuar së fundmi një video interesante me të cilën tregon se si mund të duket aeroplani luftarak i gjeneratës së gjashtë, shkruan Business Insider.

Forcat ajrore publikuan videon e iniciativës “Shkenca dhe Teknologjia 2030”, të cilën Heather Wilson, sekretar i forcave ajrore e prezantoi në shtator të vitit të kaluar.

Në video shihet koncepti i aeroplanit luftarak të gjeneratës së gjashtë i njohur deri më tani vetëm si F-X, i cili duket se do të posedoj armë laserike.

Që nga viti 2015, forcat ajrore amerikane janë duke biseduar që armët laserike të vendosën në aeroplanë të ndryshëm siç janë: AC-130S dhe F-15 e F-16S.

Kompania amerikane Lockheed Martin që merret me prodhimin e armëve, së fundmi ka fituar një kontratë 26.3 milionë dollarëshe për të avancuar sistemin e armëve laserike për aeroplanë luftarakë.

Ende nuk dihet se çfarë kapacitetet do t’i ketë aeroplani luftarak i gjeneratës së gjashtë, por spekulohet se do të jetë më i manovrueshëm, më i shpejtë dhe do të ketë rreze më të gjatë bombardimi.

Gjithashtu do të mund të lëviz me shpejtësi supersonike dhe do të ketë armë të vendosura që deri më sot nuk janë përdorur.

Edhe pse ende nuk dihet data e saktë kur do të fillojë prodhimi i tij, raportohet se ushtria amerikane do ta ketë në dispozicion për misione të ndryshme deri në fund të vitit 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat