Dronë me madhësi të zogjve, vetura autonome e autoblinda: Marina amerikane teston armët e së ardhmes

Speciale

Dronë me madhësi të zogjve, vetura autonome e autoblinda: Marina amerikane teston armët e së ardhmes

Më: 30 mars 2018 Në ora: 06:32
Kjo ngjarje u ka dhënë mundësi prodhuesve të armëve dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake, të prezantojnë produktet e tyre që mund të përdoren në të ardhmen.

Marina amerikane ka kaluar javë të tëra duke testuar armët e së ardhmes – përfshirë dronë më madhësi të zogjve dhe vetura autonome (pa shofer).

Këtë e ka bërë në një bazë ushtarake në Kaliforni, ku janë prezantuar armët më moderne që në shikim të parë duken si ato të filmave fanta-shkencë.

Kjo ngjarje u ka dhënë mundësi prodhuesve të armëve dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake, të prezantojnë produktet e tyre që mund të përdoren në të ardhmen.

Rreshteri Mattheë Levine që ka marrë pjesë në testimin e tyre, ka thënë se për javë të tëra janë prezantuar armët dhe pajisjet e ndryshme ushtarake që në të ardhmen mund të përdoren.

Rreth 180 persona kanë marrë pjesë në testimin e tyre, ndërsa ato që u kanë rënë më shumë në sy janë armët kundër dronëve, sensorët që mund të përshkojnë përmes mureve, dhe të japin imazhe se çfarë po ndodh brenda atyre mureve.

Gjithashtu janë testuar mikro-dronës dhe veturat autonome, që në shumë raste mund t’ua shpëtojnë jetën ushtarëve në vijën e parë të frontit.

Marina amerikane pati rastin të “njoftohet” edhe me pajisje tjera, siç është helmeta që mbron edhe mjekrën dhe pjesët e tjera të fytyrës nga plumbat apo copat e granatave.

Image
Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat