Rusia ka një armë të tillë, e cila mund të shfarosë qytete të tëra në zona bregdetare.
Bëhet fjalë për një nëndetëse dron bërthamore, e cila mund të shkaktojë valë deri në një lartësi 100 metra.
Ajo njihet si ‘makineria apokaliptike e Putin’.
Ekzistenca e Status-6 u bë e ditur nga vetë presidenti rus në një fjalim muajin e shkuar në Moskë.
Ekspertët thonë se një bombë nënujore bërthamore 50 megaton mund të krijojë valë cunami deri në 100 metra.
Status-6 mund të mbajë mbushje bërthamore 100 megaton.
Kjo nëndetëse ka një rreze prej 6.200 miljesh dhe një shpejtësi prej 65 nyjesh.