Diamanti blu, në ankand për 6.7 mln dollarë - Bota Sot
Diamanti blu, në ankand për 6.7 mln dollarë

Speciale

E martë, 13 nëntor 2018

Diamanti blu, në ankand për 6.7 mln dollarë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:43
The Farnese Blue i ishte dhënë si dhuratë martese Elisabeth Farnese

Një diamant i rrallë blu që ka kaluar 300 vite në shtëpitë mbretërore të Europës, është shitur në një ankand në Gjenevë për 6.7 milionë dollarë.

The Farnese Blue i ishte dhënë si dhuratë martese Elisabeth Farnese, vajzës së dukës së parmës, kur ajo u martua me Filipin e V të Spanjës në 1715. Ai u përcoll më pas nga gjenerata në gjeneratë duke u zhvendosur nga Spanja në Francë, më pas në Itali dhe Austri.

Diamanti 6.1 karatësh vjen nga miniera e famshme e Golcondës në indi. Ai u shit pas vetëm katër minutash në ankandin e “Sotheby’s” duke kapërcyer menjëherë parashikimet e ekspertëve, nga 3.5 në 5 milionë dollarë.

“Ne prisnim një rezultat të mirë por filluam nga 3.4 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë, ndaj i kapërcyem pritshmëritë”, thanë specialistët e “Sotheby’s”.

Sipas faqes së internetit të shtëpisë së ankandeve, diamanti në formë dardhe, dikur ishte pjesë e një kurore të mbretëreshës fatkeqe të Francës Marie Antoinette. Identiteti i pronarit të fundit ndërkohë nuk është bërë i ditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test