Para 70 viteve u formua CIA: Kjo është historia e agjencisë më të fuqishme të spiunazhit në botë

Speciale

Para 70 viteve u formua CIA: Kjo është historia e agjencisë më të fuqishme të spiunazhit në botë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:23
CIA

Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-ve, e njohur si (CIA), u themelua në ditën e sotme më 1947, me qendër në Langley të Virxhinias, kurse para saj ekzistonte Zyra e Shërbimeve Strategjike (OSS).

Interesante është se në krye të dy organizatave ishte William Donova, i cili konsiderohet “babai” i këtyre agjencive të spiunazhit.

Megjithëse shumica CIA-n e konsiderojnë shërbimin e vetëm të zbulimit amerikan, ajo është aktualisht pjesë e komunitetit të inteligjencës amerikane, i cili tani udhëhiqet nga Drejtori i Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës (DNI). Roli dhe funksionet e CIA-s janë përafërsisht ekuivalente me MI6 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Mossadin izraelit.

CIA është e angazhuar në mbledhjen dhe analizën e të dhënave mbi qeveritë e huaja, korporatat dhe individët, ose duke u dhënë informacion të tillë departamenteve të ndryshme të qeverisë.

Është interesante se kjo agjenci kishte një histori shumë të bujshme dhe madje ekzistonte mundësia reale që kurrë të mos formohej. Në të vërtetë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja ngriti OSS-në si një organ përgjegjës për veprimet e spiunazhit dhe gueriles që u drejtua nga Gjenerali William J. Donovan, i cili në vitin 1944 Ruzveltit i sugjeroi krijimin e një organizate paqeje që do të mbërrinte në mënyra të ndryshme në informacione pas luftës. Megjithatë Ruzvelt formoi një komision që do të shqyrtonte efektivitetin e OSS dhe konkludoi se ata kishin shumë debakle të cilat aleatëve u kushtuan shtrenjtë.

Edhe pse organizata duhej të hiqej, Zëvendësministri i Mbrojtjes John McCoy lëshoi urdhër për të përfshirë OSS-in në punën e ministrive të ndryshme. Megjithatë, numri i të punësuarve nga 10,000, deri në fund të vitit 1945, reduktohet në 1,967 persona.

Gjatë shtatorit 1947, u mor vendimi për formimin e CIA-s dhe më 14 dhjetor 1947, CIA merr urdhër për të kryer operacione propaganduese në mënyrë që të kontrollojë ata që “udhëheqin” BRSS-në. Në pranverën e vitit 1948, e para e këtyre operacioneve u bënë zgjedhjet në Itali për shkak të rrezikut që komunistët do të fitonin.

Establishmenti amerikan ushtarako-ekonomik  fillon mobilizimin e tij, kur në mars të vitit 1948, Gjenerali Clay, komandant i zonës Amerikane në Berlin i dërgon lajme Pentagonit se sovjetikët janë duke u përgatitur për një sulm. CIA do të argumentojë me të drejtë se kjo nuk është e vërtetë, por Pentagoni lëshon lajmin në media. Rezultati i kësaj fushate është aktivizimi i Planit Marshall në prill 1948, me kusht që përmes një aneksi sekret 5 për qind të buxhetit të këtij plani ti ipej inteligjencës amerikane. Me një çështje të tillë të financimit, Këshilli i Sigurisë Kombëtare  urdhëroi në vitin 1948 që CIA të kryejë operacione sekrete dhe sulme ndaj sovjetikëve. Një dokument që do të bëhet publik në vitin 2003 kërkon ngritjen e lëvizjeve guerile, ushtrive nëntokësore, vrasjeve dhe sabotazhit.

Megjithatë, në pushtet në SHBA vjen Richard Nixon, i cili është shumë paranojak për këtë organizatë, të cilën e akuzoi edhe për humbjet e zgjedhjeve në vitin 1960. Pavarësisht kësaj gjatë mandatit të tij SHBA shpenzoi 6 miliardë $ në vit për agjencitë e “inteligjencës”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat