Hoteli luksoz që priti Kim Jong-Un në Singapor

Speciale

Hoteli luksoz që priti Kim Jong-Un në Singapor

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:36
Hoteli St.Regis, Singapor

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jung-Un, qëndroi në hotelin St.Regis, Singapor, një nga më luksozët në qytet.

(CNN) — Edhe pse samiti historik midis presidentit Trump dhe Kim Jon-Un u caktua te pallati Capella Singapore, në ishullin Sentosa, Kimi preferoi të qëndronte diku tjetër, më afër qendrës.

Të dielën ai qëndroi në një nga hotelet më luksoze të qytetit, St.Regis Singapore, pranë rrugës Orchard. Kjo është rruga kryesore, me dyqanet më të shtrenjta, me rreth 25 qendra tregtare e dyqane të njohur.

Kur Kim mbërriti në orën 3:40, sipas CNN, rreht 20 truproja koreano-veriorë, të dallueshëm nga fashat e kuqe të besnikërisë, kishin zënë pozicion në katet e sipërme të hotelit, prej ku shihej korridori.

Bashkë policinë e Singaporit dhe personelin e hotelit, ata krijuan një mburojë njerëzore rrotull hyrjes, duke bllokuar pamjen për ardhjen e Kimit.

Të ftuarit që shpresonin të shihnin qoftë një herë udhëheqësin e shumëpërfolur, nuk patën fat. Ata nuk u lejuan t mbajnë as celularë, as çanta. Madje, u porositën të rrinë ulur.

Kimi shkoi drejt e te ashensorët, po iu përgjigjur turmës. Një grup zyrtarësh koreano-veriorë, përfshi motrën e tij, Kim Yo-Jong, mbërritën menjëherë më pas.

Regis Singapore, i njohur për “elegancë të nënvlerësuar”, ka 299 dhoma dhe suita, të gjitha të dekoruara me vepra arti origjinale dhe me llambadarë kristali, të punuar me dorë. Veç këtyre, Sent Regis ka dhe një shërbim stafi për të cilin njihet.

Gjasat janë që Kim të ketë qëndruar në suitën presidenciale, në katin më të fundit të hotelit.

Suita është veshur me panele të pikturuara me dorë, një piano “baby grand” dhe vepra të artistëve të mëdhenj, si Marc Chagall.

Përveç dhomës kryesore, suita ka një dhomë ndenjeje të veçuar, dhomë ngrënieje, zyrë dhe palestër.

Një tarracë me pamje nga Kopshtet Botanike të Singaporit ka vend për skarë, ku një kuzhinier privat mund të gatuajë ushqime që i shkojnë për shtat një udhëheqësi dhe të ftuarve të tij, të cilët mund të ulen në tryezën me 12 persona.

Çmimi? Varet nga data, por shkon mesatarisht nga 7000 në 9000 dollarë nata.

Ndërsa hoteli vetë ka gjashtë restorante e bare, si Brasserie Les Saveurs, e specializuar për ushqim modern francez.

Te bari Astor, Kimi mund të porosisë pijen tipike të St. Regis “Bloody Mary”. Çdo hotel St.Regis në botë ofron versionin e tij të kësaj pijeje. Në Singapor ka Chili Padi Mary, e frymëzuar nga tradita e kuzhinës së Singaporit.

As admiruesit e artit në shpurën e Kimit nuk do të zhgënjehen. Hoteli ka vepra nga më fantastiket. Edhe lyerja e korridorit është bërë për t’iu përshtatur pikturave të njohura, që vlejnë rreth 10 milionë dollarë.

Mes tyre janë “Golden Escape”, e Ke Zhan; si dhe piktura e skulptura nga Pablo Picasso, Frank Gehry, Chua Ek Kay, Li Chen, Fernando Botero dhe Georgette Chen, ky i fundit, një artist vendas dhe shumë i vlerësuar.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat