Milje të tëra duke notuar pa u lodhur, teknikat e marinsave amerikanë

Speciale

Milje të tëra duke notuar pa u lodhur, teknikat e marinsave amerikanë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:29
Marinsat amerikanë

Kur jemi në kulmin e verës, pishinat, por edhe bregdeti është i mbushur me pushues, ku kush më shumë e kush më pak mundohet të tregojë vlerat e tij si notar.

Por kur bëhet fjalë për marinsat amerikanë, nuk ka vend për paaftësi, madje noti për ta është në nivelet e një profesionisti, pse jo edhe të një notari olimpik.

Njësitë operacionale speciale elite të marinës amerikane janë tashmë të mbushura nga rekrutët, ku bëhen përgatitjet “brutale” ku më pas disa prej tyre do të bëhet pjesë e Marinës amerikane. Por për të arritur deri aty duhet shumë vullnet e mbi të gjitha shumë punë.

Rekrutët e rinj duhet të mësojnë taktikat se si të notojnë për milje të tëra pa u lodhur. Teknika kombinon në mënyrë perfekte disa elementë të notit, ku stili i lirë është kryesori, e notari në pjesën më të madhe duhet të qëndrojë nën ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat