Arkeologët egjiptianë zbuluan statujën e sfinksit, ndërsa zbukuronin tempullin e faraonit të Kom Ombo-s në qytetin jugor të Asuanit.
Ministria e Antikave njoftoi se statuja e një bishe mitike me kokë njerëzore dhe një trup luani u bë prej gurit të kuqërremë.
Statuja është 28 centimetra e gjerë dhe 38 e lartë, njoftoi BBC.
Ajo i takon periudhës së Ptolemeut, e cila ishte në pushtet në Egjipt nga viti 305 Para Erës së Re deri 30 vjet Para Erës së Re.
Dy reliev nga Mbreti Ptolemeu i Pestë janë gjetur gjithashtu kohët e fundit në tempull.
Drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Antikave të Asuanit, Abdul Moneim Saed tha se do të kryejë studime të mëtejshme mbi sfinksin për të zbuluar më shumë për qëllimin e tij.
Sfinksi përfaqësonte fuqinë mbretërore në Egjiptin e faraonit, duke kombinuar fuqinë fizike të luanëve dhe fuqinë tokësore të mbretit.